Pesë persona janë arrestuar nga Policia në Durrës pasi akuzohen për armëmbajtje, municioNe dhe lëndë narkotike.
Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në Sukth automjetin me të cilin qarkullonin 3 shtetas.
Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 3 karikatorë dhe 17 fishekë, ndërsa drejtuesit të automjetit, shtetasit Servin Muça, gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Në kuadër të hetimeve për këtë rast, u krye kontroll në banesën e shtetasit Julian Hida, ku u gjetën 3 armë të ftohta (2 mjete prerëse dhe 1 dorezë metalike).
Në vijim të veprimeve, u arrestuan drejtuesi i automjetit, shtetasi Servin Muça,, 29 vjeç, 2 pasagjerët, shtetasit Fabian Seriani, 25 vjeç dhe Brised Bunci, 25 vjeç, të dy banues në Sukth, si dhe shtetasi Julian Hida, 31 vjeç, banues në Kuçovë.
Po gjatë kontrolleve, në lagjen nr. 14, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin Zef Kola, të cilit iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me 6 fishekë.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua shtetasi Zef Kola, 20 vjeç, banues në Durrës, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. B., 23 vjeç, banues në Shkozet, pasi dyshohet se ka pasur dijeni për këtë rast, por nuk ka kallëzuar.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.














