Deputetja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Jorida Tabaku, deklaroi se procesi i integrimit europian të Shqipërisë ndodhet në një moment kritik, për shkak sipas saj të refuzimit të maxhorancës për të zbatuar ligjin dhe drejtësinë sipas standardeve të Bashkimit Europian.
Në një reagim në rrjete sociale, Tabaku akuzoi Partia Socialiste e Shqipërisë dhe kryeministrin Edi Rama se po shmangin zbatimin e barabartë të ligjit, duke theksuar se drejtësia duhet të funksionojë njësoj për të gjithë, pa përjashtime dhe privilegje.
Ajo rikujtoi gjithashtu situatën politike të vitit 2010, duke shtuar se e njëjta forcë politike ka bllokuar më herët ligje të rëndësishme, ndërsa sot sipas saj po e çon vendin në një tjetër “udhëkryq”, atë të integrimit europian.
“Shqipëria është realisht në një udhëkryq. Dhe ironia është se ata që e kanë sjellë vendin në këtë pikë janë e njëjta forcë politike që në vitin 2010 refuzoi të votojë tre ligje të rëndësishme, duke bllokuar institucionet për interesa të ngushta politike.
Sot, po e njëjta parti dhe i njëjti kryetar partie e kanë degdisur Shqipërinë në një tjetër udhëkryq atë të integrimit europian sepse refuzojnë të zbatojnë ligjin dhe drejtësinë siç kërkohet në çdo vend europian: njësoj për të gjithë, pa përjashtime dhe pa privilegje.”, shkruan ajo.














