• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Opozita polake nuk dëshiron fonde të BE për mbrojtjen

21:26 : 23/02/2026
në BOTA

Para pallatit presidencial në kryeqytetin e Polonisë Varshavë, të shtunën (21.02.2026) u dëgjuan tone dramatike për ndihmë. “Shpëtoje Poloninë, shpëtoje Poloninë”, thërriste Adam Borowski, një ish-sindikalist antikomunist dhe mbështetës i opozitës konservatore të djathtë në vendin anëtar të BE. “Ju përgjërohemi, vini veton kundër SAFE”, i bëri thirrje ai Presidentit të Polonisë, Karol Nawrocki.

Me thirrjen e tij për protestë u bashkuan disa qindra vetë. Pjesëmarrësit mbanin flamuj polakë dhe amerikanë si dhe pankarta kryesisht me parrulla antigjermane. “SAFE do të thotë skllavërim nga Gjermania” dhe “SAFE-Jo, Reparacione (të luftës)- Po” shkruaj në banderola.

Programi i BE i vendosur verën e kaluar “Security Action for Europe” (SAFE) synon që të forcojë potencialin ushtarak përballë kërcënimit nga Rusia. Për shtetet e interesuara janë gjithsej 150 miliardë euro kredi me kushte të favorshme në dispozicion.

Polonia është përfituesja më e madhe: shteti në vijën e frontit në krahun lindor të NATO-s është parashikuar të marrë 43,7 miliardë euro kredi me kushte të favorshme për modernizimin e forcave të tij të armatosura. Në 26 janar, Komisioni Evropian miratoi mjetet për 139 projekte polake. Fondet mund të lëvrohen që në janar. Por megjithatë është e diskutueshme, nëse programi do të zbatohet fare.

“Bashkim i Evropës nën udhëheqje gjermane”?

Lexo edhe:

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Qeveria proevropiane e qendrës së majtë e kryeministrit Donald Tusk e konsideron projektin sukses të madh.

Ishte Polonia ajo që, gjatë Presidencës së saj të BE  dy vjet më parë, e nisi projektin dhe e zbatoi atë pavarësisht kundërshtimit nga disa kryeqytete të Evropës Perëndimore. Deri së fundmi, qeveria dhe opozita ishin dakord se SAFE ishte një mundësi për Poloninë. Polonia po riarmatohet në mënyrë masive nga frika e politikës agresive të Rusisë. Megjithatë, pak para arritjes së qëllimit, opozita konservatore dhe e ekstremit të djathtë e  ndryshoi rrënjësisht mendimin e saj.

Ndryshimi u njoftua një javë më parë nga lideri i partisë konservatore Ligji dhe Drejtësia (PiS), Jaroslaw Kaczynski: qëllimi i SAFE është “bashkimi i Evropës nën udhëheqjen gjermane ” dhe “përzënia e Shteteve të Bashkuara nga Evropa,” sipas politikanit nacional-konservator.

Propozimi të çon në fund në një “Poloni nën çizmen gjermane”. “Ne e refuzojmë këtë çizme,” vazhdoi kreu i PiS-it, duke e cilësuar Gjermaninë një “shtet postnazist”. Sipas Kaczynski-t, Presidenti Nawrocki duhet të vendosë veto ndaj SAFE-it.

E djathta polake e zemëruar

Që atëherë, fushata propagandistike kundër SAFE-it ka qenë në kulm. Në konferencën e partisë PiS të mbajtur në Stalowa Wola të shtunën e kaluar (21 shkurt 2026), kreu i grupit parlamentar të PiS, Mariusz Blaszczak, pretendoi se SAFE është një “sistem krediti që i lidh së bashku shtetet e pavarura”.

Partia libertariane e djathtë Konfederata e Lirisë dhe Pavarësisë gjithashtu e kritikoi SAFE. “Vetëm një idiot ose një tradhtar mund të mbështesë këtë program,” shkroi eurodeputetja Ewa Zajaczkowska-Hernik në platformën X.

Megjithatë, qeveria aktuale polake kishte negociuar kushte të mira me Brukselin: norma e interesit është rreth 3%, shumë më pak se sa do të duhej të paguante Polonia në tregun financiar. Shlyerja do të zgjasë 45 vjet dhe nuk do të fillojë derisa të kenë kaluar dhjetë vjet. Deri në 80% të fondeve do të shkojnë për kompanitë polake.

A mund t’i ndalojë Brukseli paratë?

Por e gjithë kjo nuk e bind opozitën polake. Partitë e djathta frikësohen mbi të gjitha nga mekanizmi i kushtëzimit të BE dhe u referohen përvojave të kaluara. Në vitin 2021, Komisioni Evropian pezulloi pagesat e planit të rimëkëmbjes nga koronavirusi për qeverinë e PiS për shkelje të sundimit të ligjit. “Kushtëzimi do të thotë, de facto, shantazh politik, i cili i jep BE-së të drejtën të pezullojë transferimet në çdo kohë,” tha Kaczynski në platformën X.

Politikanët e PiS pretendojnë se nëse partia e tyre kthehet në pushtet në vitin 2027, Brukseli do t’i ndalojë fondet. Për më tepër, SAFE do të kufizojë opsionet e blerjes së armëve vetëm te kompanitë evropiane. Deri tani, Polonia ka blerë avionë luftarakë dhe tanke nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut. Nga këndvështrimi i së djathtës polake, është e papranueshme që edhe kompanitë gjermane të përfitojnë këtë herë.

“Fjala SAFE do të thotë të sigurt. Nuk është thjesht një lojë fjalësh. Të mos mendojë askush të bllokojë programin,” paralajmëroi Kryeministri Tusk të enjten e kaluar (19 shkurt 2026) në një poligon ushtarak afër Varshavës. Një veto do të ishte një “goditje në zemër të projekteve të armatimit,” sipas Tusk-ut. Zëvendësministri polak i Mbrojtjes, Cezary Tomczyk, madje flet për “tradhti të lartë”.

Presidenti Nawrocki në dilemë

Pas miratimit përfundimtar të ligjit SAFE nga Parlamenti këtë javë, ai tani i shkon në tryezë presidentit. “Ende nuk është marrë asnjë vendim,” tha këshilltari i Presidentit Nawrocki, Blazej Pobozy, të dielën në mbrëmje.

Që nga marrja e detyrës në gusht 2025, Nawrocki ka bllokuar një rekord prej 27 ligjesh. Por këtë herë ai ndodhet në një dilemë: ai u emërua nga PiS dhe fitoi kryesisht falë mbështetjes financiare dhe logjistike të partisë së Kaczynski-t, gjë që e detyron të jetë besnik.

Megjithatë, njëkohësisht, Nawrocki, si president, është komandanti suprem i Forcave të Armatosura Polake. Shumica e ushtrisë mbështet programin SAFE, sepse e konsideron atë një burim të rëndësishëm për modernizimin e ushtrisë polake. Një veto do të pranohej keq nga trupat.

Ndërkohë, Tusk-u po përgatitet për skenarin më të keq: burime në qeverinë e tij, të cituara nga televizioni TVN, besojnë se është e mundur të përdoren fondet e BE nga programi SAFE edhe pa ligj. “Për qeverinë, është një situatë ku të gjithë fitojnë: Nawrocki do të jetë humbësi, nëse refuzon të nënshkruajë dhe programi zbatohet gjithsesi,” komentoi të dielën gazeta e përditshme Rzeczpospolita./ DW

Etiketa: BEgjermaniapoloni

Lajme të lidhura

RAJONI

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

13:50 : 03/06/2026
AKTUALITET

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

12:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

BE synon të ashpërsojë politikën e azilit/ DW: Qendra paraburgimi për emigrantët në vende të treta

09:13 : 03/06/2026
AKTUALITET

BE: Rekomandohet heqja graduale e kontrolleve kufitare brenda Evropës

08:57 : 03/06/2026
BOTA

Negociatat mund të zhbllokojnë përpjekjen e Ukrainës për anëtarësim në BE

19:41 : 02/06/2026
BOTA

BE arrin marrëveshje për rregullat e reja, ashpërsohen procedurat e dëbimit për emigrantët

17:09 : 02/06/2026
Para

“Policia po vjen, mos e rr*j k**in”/ Përplasje për pronën në Sarandë, gjyqtari bën vetëgjyqësi

TË GJITHA

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom