Një person i armatosur është qëlluar për vdekje pasi hyri në perimetrin e sigurisë së rezidencës së presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago, në Florida.
Sipas Shërbimit Sekret amerikan, ngjarja ndodhi rreth orës 06:30 të mëngjesit. I riu, rreth të 20-ave, u pa pranë portës veriore të kompleksit.
Ai dyshohet se kishte me vete një pushkë gjahu dhe një bidon me karburant.













