Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Stan-Karbunarë.
Një automjet tip “Opel” është përplasur me një motoçikletë dhe si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i kësaj të fundit.
Ai është nisur drejt Spitalit të Lushnjes, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet e rëndë. Sipas raportimeve drejtuesi i motoçikletës ka pësuar fraktura në kokë dhe në këmbë.
Paraprakisht dyshohet se motoçikleta ka kryer një manovër të gabuar, për të hyrë në një pikë karburanti në këtë zonë ku dhe është përplasur nga mjeti “Opel”.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.














