• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çmimi që Rama pagoi për fitoren me Trump

19:41 : 20/02/2026
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Edi Rama pati më në fund 40 sekondat e tij të lavdisë, për të cilat ishte stërmunduar aq shumë. Ky qe maksimumi në kohë i imazheve që arriti të rimbledhë nga shkëmbimi i kortezive me Donald Trumpin, në sallën e Institutit Ameriakn për Paqen, që ka marrë së fundi emrin e presidentit aktual amerikan, ku ky i fundit vendosi të mbledhë 59 vendet pjesëmarrëse të Bordin për Gazën.

Natyrisht që kjo paraqitje efemere ishte tejet e volitshme për kryeministrin shqiptar, si një hap që mbylli njëherë e mirë, kapitullin e akuzave të opozitës, e cila pretendonte se për punë ditësh atë do ta rëmbendin si Maduron, apo në rastet më të moderuara, se ai e kishte të ndaluar të ulej në një tryezë me Trumpin, për hir të qëndrimeve që ka mbajtur në të shkuarën.

Në këtë kuptim, në nivel lokal, Edi Rama ka dalë i fituar, ashtu siç është e zakonshme për çdo politikan që arrin të pastrohet nga e gjithë balta e kundërshtarëve të vet politikë.

Por, ky “sukses” u arrit me një kosto që e kishim harruar, çka u pa gjatë gjithë fjalimit që kreu i qeverisë lexoi në Bordin e Paqes. Aty ra në sy një sevilizëm deri në turpërim, një përpjekje për të tërhequr vëmendjen deri në neveri, një lajkatim gati i paimagjinueshëm mes dy meshkujsh, me atë diferencë moshe.

Lexo edhe:

SHBA tërheq trupat nga Lituania

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Kjo përshtypje, nuk të krijohej vetëm nga gjuha e trupit dhe grimasat e sforcuara, as vetëm nga vështrimet që Rama hidhte duke u përkulur për të kryqëzuar vështrimet me Trump, sa herë që i drejtohej me togfjalshin “Mister president”.

Ajo shquhej mbi të gjitha në fjalët dhe konceptet që u shqiptuan. Duke ditur që Donald Trumpi e ka kritikuar OKB-në, se nuk është treguar në nivelin e duhur, duke shkurtuar në mënyrë të konsiderueshme edhe fondet amerikane për të, Rama e damkosi atë si një “gjigand në agoni”. Ai shkoi edhe më tej duke fshirë me një të rënë të lapsit shqetësimin e shteteve kryesore evropiane që frikësohen se mos nisma personale e Trumpit do ti mbivendoset Kombeve të Bashkuara.

Përpos shkuarjes pas avazit për OKB-në, Rama gjeti një mënyrë për të përkëdhelur egon e sëmurë të atij që donte të joshte. Ai, pa pikë ngurimi, lavdëroi marëveshjen e Kosovë – Serbi, të nënshkruar nga Aleksandër Vuçiç dhe Avdulla Hoti, në shtator të 2020, në zyrën ovale. Ndonëse gjithkush në Tiranë e Prishtinë e di shumë mirë se ky dokument, nuk pati asnjë efekt dhe nuk çoi asnjë hap përpara në dialogun mes dy vendeve, Rama në mënyrë të pskrupullt e etiketoi atë si një lëvizje që “e solli Kosovën dhe Serbinë më pranë se kurrë drejt një marrëveshjeje përfundimtare paqeje”.

Pa u merakosur fare për sentimentet e popullsisë që përfaqëson, ai përdori edhe një truk tjetër që ishte një “deja vue” e fjalimit të mbajtur në kenesset. Duke njohur këndvështrimin e presidentit amerikan dhe të një pjese të mirë të establishmentit që e mbështet, ai fajësoi vetëm Hamasin për genocidin e ndodhur në Gaza, pa përfillur aktet e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe asaj të Hagës kundër Natanjahut.

Pra, në këtë pak kohë që iu la për të pushtuar një skenë ku dëgjohej muzika e tubimeve të lëvizjes MAGA dhe ku të ftuarve u shpërndaheshin kapelet e kuqe simbol të saj, kryeministri ynë u soll si një fans i përulur i presidentit miliarder, duke hedhur pas krahëve çdo lloj krenarie dhe dinjiteti kombëtar.

Natyrisht, gjithkush e ka të qartë, se për mënyrën se si po rrjedhin ngarjet në botën e sotme, udhëheqësi i një vendi të vogël nuk mund të akuzohet për këtë servilizëm të skajshëm. Receta më e mirë që kanë arritur të përpunojnë të gjithë eksperetët e komunikimit, që i kanë servirur liderve botërorë mënyrën se si të sillen ndaj Donald Trump, është një koktej midis, përuljes, ledhatimit dhe përkëdheljes së sedrës së tij, duke shmangur në çdo rast përplasjet direkte apo kundërshtitë, që mund të të marrin erzin në publik.

Ish aktori humoristik, i shndërruar në politikan, Vlodimir Zelenski, arriti deri aty sa të ndryshojë veshjen e tij karakteristike, pas dushit të ftohtë të cilit iu nënshtrua në Shtëpinë e Bardhë, në shkurt 2025. Për të respektuar Trumpin dhe zbutur ndërprerjen e menjëhershme të ndihmës ushtarake, herën e dytë, ai e zhveshi kostumin kaki.

Gjatë mandatit të parë (2016-2020) kryeministra vendesh të fuqishme si Boris Johnson apo Giusepse Conte u detyruan të bëjën prapaktheu në qëndrimet e tyre, për të mbajtur mardhënie të mira me Trumpin. Shefa qeverish me peshë, si japonezi Shinzo Abe, i bënte vizita private si partner golfi dhe e koketonte me dhurata simbolike, për të ruajtur marëdhëniet ekonomike mes dy vendeve. Presidenti polak, Andrzej Duda detyrohej të propozonte një bazë amerikane të quajtur “kështjella Trump” në vendin e tij. Ndërsa liderja e opozitës venezueliane Mchado, ishte e zellshme ti dhuronte edhe nobelin e saj, dy shefa të NATO-s, Stoltenberg dhe Rutte, njëri pas tjetrit, janë treguar të gatshëm të duronin edhe akuzat e shtypit për pragmatizëm dhe servilizëm, vetëm që mos shkaktonin çarje, mes financuesit kryesor të aleancës dhe vendeve që s’binin dakord me mënyrat e tij.

Pra, me përunjësinë e vet përballë një narcizi megaloman, Edi Rama s’ka bërë asgjë më të tepruar sesa shumë liderë botërorë më me peshë dhe më të fuqishëm se ai.

Njësoj si disa prej tyre, ai u detyrua të bëjë prapaktheu, duke haruar deklaratat për “turpin e civilizimit” apo shakatë pa kripë për luftrat e pushuara nga Trump. Ai vendosi ti futet atij roli që di të luajë më mirë: servilit.

Ai korri me anë të kësaj metode një fitore jo të vogël, azgjesimin e akuzave të kundërshtarëve, se atij i është vënë kryqi nga presidenti amerikan dhe galaksia e njerëzve pranë tij.

Por ama, duke paguar për këtë edhe një çmim: rishfaqjen në publik të personazhit lake, që ia patëm harruar prej kohësh. Këtë aftësi, të cilën e ka bërë të marshojë përpara në politikë, duke iu lëpirë Fatos Nanos, duke u zvarritur pas Pandi Majkos, duke e lënë veten të tallet e të përdoret nga Ilir Meta, shumëkush ia kishte harruar, që pas fillimit të mandatit të dytë, kur ai u bë zoti i vetëm i këtij vendi. Një hall i ri me sa duket e ka bërë të nxjerrë nga arkivi rolin e vjetër. Prandaj ne pamë në Uashington një Edi Ramë, që qoftë me gjuhën e trupit, qoftë me ato që nxirte nga goja ishte i gatshëm të bëhej tapet mbi këmbët e Trump. /Lapsi.al

Etiketa: bordi i paqesdonald trumpEdi RamaSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
Para

Berisha: Rama dhe Balluku nuk do gjejnë 'vrimë miu' të futen! Do i ndëshkojmë...

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom