Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi deklaroi se demokratët kanë pritshmëri më të mëdha për protestën që do të mbahet sot para Kryeministrisë.
Duke folur në News 24, Boçi tha se protesta e sotme nuk është vetëm politike, por një kauzë qytetare, pasi populli sipas tij, është i lodhur nga skandalet korruptive të qeverisë, si rasti ‘Balluku’ apo dhe ‘AKSHI’.
Sipas Boçit, mazhoranca e ka plotësuar misionin e saj dhe tashmë ka ardhur koha që opozita të japë një zgjidhje politike.
“Domosdoshmëria është kaq e pritur për një protestë si 20 shkurti. 20 shkurti përcjell mesazh të fortë dhe sot pritet që mesazhi të mbartet në mënyrën se si do të evoluojë. Edhe pse jo, edhe në pasojën që do të sjellë. Jo për episodet, por për qëllimet që ka PD për arritje të rezultatit politik. Ne presim që të kemi rezultat, si qeveria teknike, pasi jemi në krizë politike. Kjo datë ka pritshmëri më të madhe se datat e tjera. Protesta sot ka pritshmëri më të mëdha. Nuk kemi pasur skenar dhe e kemi ndërruar sot.
Gjithmonë kemi thënë është mënyra se si ecën dinamika e protestës, se si realizohet reagimi i tyre. Këto elemente krijojnë pjesën e ngjarjes, protestës, dhe predispozohet sikur ka skenarë. Kjo mazhorancë e ka plotësuar misionin e saj, ndaj duhet të kemi një zgjidhje politike. Do të doja të dilja nga kjo pjesa e kurthit që kap median dhe publikun. Mos e konsideroni protestën si ritual që nuk ka qëllim. Përmbajtja është se pse duhet të jetë protestë dhe më e ashpër. Pse duhet të jetë protestë më e fortë në datën 20. Nuk ka reflektim nga ana e protestuesve në raport me atë që kërkojnë, sa i takon çështjes Balluku. Ndonëse u shkarkua nga GJK-ja, ajo qëndron ende në detyrë. Protestat janë shprehje e kauzave qytetare. Duhet një organizim, pasi nuk mund të themi se protesta është vetëm politike, por është kauzë qytetare. Arsyet janë të shumta. Janë sulmuar kolonat e shtetit. Situata në tërësi, nuk ka përmirësim në jetën e qytetarëve.”, tha ai.














