Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka vlerësuar punën e SPAK si një institucion kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke e cilësuar atë si një shtyllë të procesit të integrimit europian.
Në një intervistë për Deutsche Welle, ai theksoi se SPAK ka rol themelor në përballjen me pandëshkueshmërinë në nivel politik dhe se BE e mbështet këtë institucion.
Megjithatë Gonzato paralajmëroi për sulmet e vazhdueshme ndaj gjyqësorit dhe ndërhyrjet politike, duke i cilësuar si shqetësuese.
“Këto sulme nga politikanët dhe ndërhyrja politike janë diçka që e shohim me shqetësim. Është diçka që nuk duhet të vazhdojë,
“Ne kemi thëne se, në të vërtete, giyqësori dhe sistemi giyqësor janë bërë më të qëndrueshëm ndaj këtyre sulmeve, edhe sepse eshtë një sistem i pavarur. Por, megjithatë, mendojmë se këto sulme nga politikanët dhe ndërhyrja politike janë diçka gë e shohim me shqetesim. Eshte dicka qe nuk duhet të vazhdojë”, deklaroi ambasadori.
Deklarata e Gonzatos:
“Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga elementët kyç për vlerësimin e gatishmërisë së Shqipërisë për t’u bashkuar me Bashkimin Europian. Kjo është në thelb të procesit themelor që thashë më parë.
Pra, ne e shohim SPAK-un si një institucion që luan rol themelor në këtë drejtim, në luftën kundër korrupsionit, në luftën kundër pandëshkueshmërisë në nivel politik, dhe nuk shohim asnjë pengesë për thirrjen dhe hetimin e politikanëve të rangut të lartë.
Mendoj se ky është një element i rëndësishëm për vlerësimin e gatishmërisë së Shqipërisë. Është diçka që ne e vlerësojmë dhe e mbështesim. Pra, padyshim që vlerësimi është pozitiv.
Ne mendojmë se duhet bërë më shumë për anën parandaluese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo është arsyeja pse, për shembull, në kuadër të “Themeloreve”, një nga masat që u miratua së fundi nga Shqipëria, si pjesë e këtij hapi fillestar në procesin e anëtarësimit, ishin kriminalizimi i pastrimit të parave.
Kjo do të jetë një mënyrë e rëndësishme edhe për të minuar financiarisht disa nga aktivitetet e paligjshme që kryejnë këto rrjete. Pra, ne presim që qeveria të miratojë jo vetëm strategji për parandalimin e korrupsionit, por edhe të zbatojë masa konkrete në këtë drejtim.“














