Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur për fjalën e kryeministrit Rama në Bordin e Paqes. Duke u ndalur te përmendja e gjyqit të Hagës nga Rama, Këlliçi tha se ka bërë shumë mirë që e ka përmendur.
Më tej, deputeti u shpreh se Rama nëse vërtetë do kishte guxim le të prezantohej si mik i McGonigal dhe Soros.
Këlliçi deklaroi se Rama nuk mund të fliste as për luftën ndaj karteleve dhe as për pavarësi gjyqësori.
“Nëse vërtetë do të kishte Rama b… le të prezantohej sot si mik i McGonigal dhe Soros. Rama vetëm për Shqipërinë nuk mund të fliste. Për luftë ndaj karteleve dhe pavarësi gjyqësori nuk mund të fliste. Për mendimin tim e gjtiha ka qenë një taktikë populiste.
Flas si shqiptar, shumë mirë që e ka përmendur. Nga ana tjetër, Rama duhet të prezantohej siç ishte. Në prezantim iu përmend vetëm emri dhe asgjë tjetër”, tha Këlliçi.














