• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja e panjohur/ “Hija” e Ervis Martinajt pas dhunimit dhe grabitjes së prindërve të Elton Çiços

22:06 : 18/02/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Mbrëmjen e 30 marsit 2015, Tepelena u trondit nga një sulm që do të linte shenja të thella tek familja e Elton Çicës.

Në banesën e prindërve të tij, Naim e Antoneta Çiça, hynë me dhunë katër persona të maskuar. Ata lidhën dhe qëlluan dy të moshuarit, duke i kërkuar me tone kërcënuese paratë që supozohej të kishin në shtëpi.

“…Kam qenë në banesën time, kur pasi bëra gati ushqimin për djalin, i cili nuk kishte ardhur akoma në shtëpi, u ngjita në katin e dytë për të bërë gati krevatin e djalit. Zbrita poshtë dhe derën e lashë të hapur, kur në moment dëgjova hapa që ngjiteshin në katin e dytë dhe unë hapa derën, pasi mendova se ishte djali im, por në këtë kohë kam parë tre veta, të cilët ishin të maskuar dhe me doreza në dorë…”

Pavarësisht se autorët hynë në banesë për grabitjen e shumave të mëdha parash, në dëshminë e tij përpara autoriteteve Naim Çiça ka thënë se i kanë vjedhur vetëm 5 mijë euro

Në përfundim të deklarimit të tij, Naimi shpjegon se nga shtëpia u kanë vjedhur një shumë prej 5000 mijë euro dhe dy ora të shtrenjta të cilat ishin të djalit.

Ngjarja ndodhi kur Elton Çiça ishte ende gjallë. Në fakt, ai episod nuk u lidh me konfliktin me Jani Aliajn, por krimi solli të tjera degëzime ngjarjesh kriminale, që janë ende të pazbardhura nga autoritetet.

Lexo edhe:

Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt

“Ne e dimë kush e vrau Ervis Martinajn”/ Hoxha lëshon deklaratën e fortë: Çfarë provash ka deri tani…

“Kjo nuk e përjashton faktin që edhe këto konflikte që kanë qenë në zonën e Tepelenës të jenë transferuar në grupe të tjera kriminale, që kanë pasur lidhje, dhe kanë shfrytëzuar informacionet që kanë pasur njëra me tjetrën për të bërë këto konflikte siç ishte edhe rasti i grabitjes së banesës Elton Çiços”, u shpreh Indrit Sefa, avokat.

Në dosjen e grabitjes së prindërve të Çiçës, del në skenë dhe një emër i njohur i botës së krimit, ai i Ervis Martinajt. Ky i fundit, rezulton një nga pronarët e makinës që autorët e grabitjes përdorën për grabitjen në banesën e prindërve të Elton Çiçës…

Nga hetimet u zbulua se grabitësit kishin planifikuar çdo detaj, duke përdorur makina të ndryshme dhe llogari të fshehta pronësie. Automjeti i përdorur, një AUDI S3 me targa italiane CD 368 PT, kishte kaluar nëpër zinxhir pronësie nga Sokol Jella tek Ervis Martinaj dhe më pas tek Robert Rama. Këta personazhe të botës së krimit, kishin informacione se në atë kohë, bosi nga Tepelena konsiderohej si një prej personazheve me shumat më të mëdha të parave të pista cash.

Në deklarimet e tij gjatë hetimeve, në datën 30.04.2015, shtetasi Ervis Martinaj ka shpjeguar se me shtetasin Bledar Llozhi kishte një llogari pa mbyllur, për një shumë prej 10000 (dhjetë mijë) euro në lidhje me disa furnizime inertesh që Ervis Martinaj i kishte blerë Bledarit për pikën e betonit. Në pamundësi të likuidimit të kësaj shume nga ana e Bledarit, ranë dakord që të merrte makinën tip AUDI A3 S3, të cilin ia ka shitur shtetasit Robert Rama. Sipas deklarimit të tij, shtetasi Robert Rama bënte punime alumini dhe kanë rënë dakord që të bënte punime tek një objekt i tij në vlerën e makinës prej 10000 euro.

“U fol në rrugë policore në atë kohë por edhe në disa veprime hetimore që u bënë nga policia që ngjarja kishte të bënte me një grabitje, të disa personave që kishin dërruar dyer dhe dritare në shtëpinë e Elton Çiçës, dhe ato kishin çelësat e dyerve, për shkak se kishin informacion se në shtëpinë e prindërve të tij kishte shuma të konsiderueshme parash”, u shpreh gazetari, Xhevahir Zhabina.

“Në lidhje me këtë ngjarje Jani Aliaj nuk ka pasur asnjë lidhje, është përjashtuar kategorikisht, që kjo të jetë arsye për pasojën e ardhur. Pra personat që u përfshinë në banesën e prindërve të Elton Çiços janë identifikuar menjëherë nga policia, pati edhe të arrestuar, edhe një pjesë e tyre pastaj u vranë u plagosën pati edhe ato një histori më vete”, u shpreh avokati, Gjergj Nikolli.

Ekspertimi daktiloskopik zbuloi gjithashtu në një paketë cigaresh gjurmët e gishtave të Erigers Mihasit.

Megjithatë kjo provë duket se nuk bindi prokurorin e çështjes, i cili 6 muaj pas arrestimit, në korrik të vitit 2019, kërkoi lirimin e Mihasit nga qelia, kërkesë që u pranua nga Gjykata.

Megjithëse u lirua nga qelia, hetimet për Mihasin vijuan në gjendje të lirë. Dosja u pushua pasi ky i fundit u ekzekutua nëntorin e vitit 2021 në zonën e “Astirit”, në Tiranë.

“Është zbardhur edhe e vërteta e grabitjes së familjes së Elton Çiçës, ka rezultuar se nuk kanë pasur lidhje grupi i Jani Aliajt me grabitjen e ndodhur kanë qenë personazhe të tjerë. Por, kjo nuk e përjashton faktin që mund të kenë qenë këta të fundit që mund të kenë çuar informacione”, u shpreh avokati, Indrit Sefa./ Inside Story

Etiketa: Elton Çicaervis martinaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt

09:54 : 30/05/2026
AKTUALITET

“Ne e dimë kush e vrau Ervis Martinajn”/ Hoxha lëshon deklaratën e fortë: Çfarë provash ka deri tani…

13:43 : 26/05/2026
AKTUALITET

Zhdukja e Ervis Martinajt/ Babai i tij zbulon në SPAK pasuritë, gazetarja: I ati e di të vdekur

22:42 : 21/05/2026
AKTUALITET

Dëshmia e babait të Ervis Martinajt: Visi ia fali shtëpinë Elion Hatos se i shpëtoi jetën

12:23 : 21/05/2026
AKTUALITET

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Kam ecur me 800 mijë dollarë në makinë në kohën e bandave

12:08 : 21/05/2026
AKTUALITET

Ervis Martinaj i zhdukur prej 4 vitesh, i ati shkon në GJKKO

10:55 : 21/05/2026
Para

Skandali/ Pirro Vengu iu fali borxhet e Portit të Durrësit kompanive të lidhura me krimin

TË GJITHA

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

13:36 : 05/06/2026

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

13:26 : 05/06/2026

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

13:10 : 05/06/2026

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026

“Në operacion ishin vetëm 6 veta”/ Xhaxhi i Enea Mekollit: Kush dha urdhrin të përgjigjet para ligjit

13:05 : 05/06/2026

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom