• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Portin e Durrësit e kontrollojnë Troplinët, portin e peshkatarëve trafikanti Luca

18:48 : 18/02/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur me demokratët në Sukth, denoncoi kontrollin e portit të Durrësit nga familja Troplini dhe marrjen e portit të peshkatarëve nga Gjergj Luca që sipas tij, është në kërkim nga disa shtete për trafik droge.

Berisha e solli këtë si shembull të shkatërrimit të shtetit dhe të vjedhjes së pasurive publike, duke argumentuar se investimet nuk shërbejnë për popullin, por për llogaritë e individëve të lidhur me krimin e organizuar.

Ai e lidhi këtë fenomen me krizën ekonomike dhe shpopullimin e vendit, duke paralajmëruar një rrezik serioz për të ardhmen e Shqipërisë.

“Të dashur miq, ne jemi sot në një situatë më kritike se asnjë herë tjetër.

Lexo edhe:

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

E keqja më e madhe e njeriut, për njeriun dhe shoqërinë, është ajo e cila gradualisht pushton qenien tënde apo pushton shoqërinë.

Dhe e vërteta është se këto 12 vite, po bëhet viti i 13, në një aspekt, shqiptarët dhe Shqipëria nuk kanë pasur kurrë një të keqe si kjo, në kuptimin, nuk po të them të shfarosjes, por në kuptimin e zbrazjes, boshatisjes së këtij vendi të bekuar më shumë se në çdo kohë tjetër që nga vitet 1300, vitet e Murtajës së Zezë, që përgjysmuan Europën.

Miq, ne vijmë sot si një komb pa të ardhme.

Realisht, nuk ka të ardhme kombi që mplaket me shpejtësi të madhe.

Nuk ka të ardhme kombi që humbet rininë me shpejtësi të rrufeshme.

Unë do t’u jap vetëm dy shifra.

Nga viti 1990 gjer sot, lindjet në Shqipëri janë ulur 74 përqind. Në një gjeneratë pra.

Nga viti 2014 deri në vitin 2023, në 10 vite, nga Sukthi, Durrësi, Tirana, Shqipëria, u larguan vetëm në hapësirën e Shengenit 1 milionë e 100 mijë shqiptarë.

Në qoftë se shtojmë ata që shkuan në Kanada, Meksikë, SHBA, vende të tjera, bëhet më shumë se 45 përqind e popullsisë.

Nga këta u larguan për në BE, 720 mijë janë të moshës ndën 40 vjeç.

Çfarë ndodh? Pse kjo braktisje dhe boshatisje masive?

Kjo nuk ndodh kurrë pa shkaqe.

Askush nuk lind me dëshirën për të ikur nga vendi i tij.

Ndodh sepse së pari mundësia ekonomike vjen gjithnjë duke u zvogëluar. Hapësirat ekonomike vijnë gjithnjë duke u ngushtuar.

Nga viti 2013 gjer sot, çdo pensionist në çdo vend tjetër përveç Shqipërisë do të merrte tre herë më shumë.

Çdo rrogëtar, nuk po them katër, se ka edhe katër mundësi, por po them, çdo rrogëtar duhet të merrte të paktën tre herë më shumë.

Çfarë ka ndodhur?

Ka ndodhur që rrogat, pensionet, ndihma ekonomike janë rritur shumë më pak se çmimet.

Çmimet janë rritur, në Shqipëri çmimi i ushqimeve bazë është 17 përqind më i lartë se në mesataren e vendeve të BE.

Pra, kjo është. Dhe çfarë ka sjellë? Ka sjellë zhytjen e ngadaltë të shqiptarëve në varfëri. Atëherë ik bir, ik bijë, gjej fatin tënd rrugëve të botës se këtu nuk e shtyjmë dot, këtu nuk ushqehemi dot, këtu nuk jetojmë dot.

Pse kjo? Absolutisht vetëm për një arsye kryesore, sepse kjo qeveri ka vjedhur në mënyrën më të papërmbajtur.

Ka vjedhur në mënyrën më të pakufishme pasuritë tuaja. Taksat që ju paguani në çdo gotë ujë që pini. Ka vjedhur në mënyrën më të pakufishme pasuritë tuaja publike.

Vetëm porti i Durrësit, meqë e kemi këtu afër, ka një vlerë prej rreth 4 miliardë euro me truall dhe të gjitha.

Ç’po ndodh me portin e Durrësit? Portin e Durrësit si port, prej 5 vitesh e kanë Troplinët. Portin e peshkatarëve, që e ndërtuam me taksat tuaja, e mori Luca, një trafikant që ndiqej nga 5 shtete për trafik. Bashkë me një Dorian Beu a si quhet.

E ndërton shteti, u jepet trafikantëve. Merreni tani edhe portin e peshkimit. Portet me radhë. 6 milionë metër katrorë bajlozëve të drogës.

Investimet, 90 deri në 100 përqind e investimeve zhduken dhe nuk kryhen.

Kjo do të thotë se vendi shkatërrohet.

Kjo do të thotë se ato para të përcaktuara për investime, nuk prodhojnë punësim, ato përfundojnë në kontot e qeveritarëve.

Përfytyroni për një moment, ku është djegësi i Tiranës?

Asnjë tullë nuk ekziston aty.

130 milionë euro keni dhënë ju për të.

Po nuk është vetëm djegësi, janë kështu të gjitha investimet, të cilat janë vjedhur në masën 90 gjer 100 përqind.

Janë vjedhur edhe ato punime që janë bërë. Ju e shihni sikur janë rrugë kartoni, sikur janë mure kartoni.
Bien të gjitha, rrugët shemben.”– tha Berisha.

Etiketa: gjergj lucaporti i durresitSali BerishaTroplinet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha ‘këshillon’ Ramën si ta zgjidhë problemin e projektit të Zvërnecit

14:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha mbron projektin në Zvërnec: Ata që qajnë, grup hipokritësh

14:13 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha flet pas takimit me Metën: Burgosja, farsë e montuar me porosi të Ramës

12:12 : 03/06/2026
AKTUALITET

Ilir Meta lë sërish qelinë, pret ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait! Takohet me Sali Berishën

11:03 : 03/06/2026
Para

Berisha në Sukth: Rama po ndryshon ligjin dhe thotë “do ju vjedhim akoma”!

TË GJITHA

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom