Ortekët e mëdhenj të formuar nga reshjet e dëborës, kanë bllokuar sërish rrugën drejt Thethit, këtë të diel.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se rruga drejt pikës turistike do të vijojë të qëndrojë e mbyllur për shkak të rrezikut nga ortekët, duke mos dhënë asnjë zgjidhje për situatën.
Edhe këtë herë ARRSH, u ka bërë apel qytetarëve thjesht të shmangin aksin, por edhe pse rruga vijon të jetë e bllokuar prej ditësh nuk është marrë ende asnjë masë.
“Si pasojë e reshjeve intensive të borës dhe rrezikut të lartë të ortekëve rruga drejt Thethit do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur. U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe vizitorëve që të shmangin çdo lëvizje në këtë segment rrugor deri në përmirësimin e kushteve dhe stabilizimin e situatës. Autoriteti Rrugor Shqiptar do të njoftojë sapo rruga të jetë e sigurt për qarkullim”, thuhet në njoftim.














