Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele, në aksin kombëtar Peqin–Elbasan.
Dy automjete janë përplasur fillimisht me njëra tjetrën pranë fshatit Përparim, ndërsa si pasojë e goditjes mes tyre një tjetër autoveturë tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.
Sipas informacioneve paraprake të plagosur kanë mbetur drejtuesit e dy prej mjeteve.
Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa lagështia në rrugë dyshohet të ketë ndikuar në vështirësimin e qarkullimit.
Policia dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje.














