Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, është larguar nga detyra. Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nëse bëhet fjalë për dorëheqje apo shkarkim.
Ndërkohë, raportohet se pasardhësja e tij në këtë detyrë pritet të jetë Elsonida Rama. Ajo më herët ka ushtruar funksionin në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë.
Ndërkohë kujtojmë se Engjëll Agaçi është thirrur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në lidhje me aferën e inceneratorëve.
Vetë Agaçi është shprehur se është thirrur në cilësinë e një personi që ka dijeni për çështjen dhe ka theksuar se është në dispozicion të organeve të drejtësisë.
LEXO EDHE:
Afera e inceneratorëve/ A po bën gati SPAK-u arrestimin e Ëngjëll Agaçit














