Rruga në aksin Qafë Thore–Theth është bllokuar plotësisht si pasojë e rënies së ortekëve.
Raportohet se, qarkullimi është i ndaluar për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona konsiderohet me rrezik të lartë për kalim.
Si pasojë e motit të keq, lëvizja në zonat e veriut të vendit është vështirësuar.
Më herët, u raportua problematika edhe në segmentin rrugor Kukës–Bushtricë, ku në orët e para të ditës janë regjistruar rënie gurësh dhe masash dheu, duke penguar qarkullimin e automjeteve.
LEXO EDHE:
Rënie gurësh në aksin Kukës-Bushtricë, vështirësohet lëvizja e automjeteve














