Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili, është paraqitur në GJKKO, ku mbahet seanca paraprake për sulmin kibernetik ndaj SPAK.
Agim Ismaili është nën hetim për sulmin kibernetik ndaj SPAK. Sistemi kompjuterik i SPAK u sulmua më 12 mars dhe u zbulua disa ditë më vonë.
SPAK bëri me dije më 3 prill se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-ve të prokurorëve të posaçëm. Në njoftim nënvizohej se nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme.
Sipas SPAK, autorët kishin arritur të merrnin disa informacione, por pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore. Sipas njoftimit të SPAK, u tentua të ndërhyhet edhe në email-in e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.














