Lëkundje tërmeti kanë ndjerë në Korçë. Mësohet se tërmeti i regjistrua me magnitudë 3.7 ballë.
Epiqendra sipas të dhënave është në Greqi, pranë zonës së Kosturit.
Lëkundjet raportohet se ishin të forta.
Deri në këto momente nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.














