Ministria e Punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj.
Ende nuk dihen motivet e qarta te shkarkimit nga detyra.
Freskida Halilaj ka mbajtur postin e drejtoreshës së IdentiTek që prej muajit nëntor 2024. Më parë këtë post e ka mbajtur Loina Prifti.
Sot pritet të bëhet emërimi i drejtuesit të ri.
Freskida Halilaj më parë ka mbajtur postin e drejtoreshës së shitjeve në kompaninë Digicom Albania. Shkarkimi i Loina Priftit erdhi pas auditit të ngritur nga Ministria e Brendshme ku janë konstatuar shkelje të ndryshme të praktikave ligjore për ruajtjen e të dhënave sensitive, si dhe abuzim me fondet e kompanisë.













