Kryedemokrati, Sali Berisha, ka folur këtë të martë në Kuvend, në lidhje me arrestimin e Belinda Ballukut dhe zvarritjen e procesit ndaj saj.
Nga foltorja e Kuvendit, Berish deklaroi se parlamenti po kryen grusht shteti, pasi Këshilli i Mandateve me urdhër të socialistëve, nuk shqyrton kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut.
Ai u shpreh se mandatet po kthehen në mburojë dhe parzmore të mbrojtjes së vjedhjeve të kryera.
“Ky parlament çdo ditë nxin për aktin antikushtetues për shndërrimin e mandateve të krimit në mburojë të Lubi Ballukut. Në parzmore të vjedhjes së miliarda euro të taksave tuaja nga Ramaduro dhe Lubia e tij. Ky parlament kryen grushtin e shtetit, hedh poshtë kërkesën e SPAK për arrestimin e delikuentes Lubi Balluku”, – ka deklaruar Berisha.














