Policia ka nxjerrë një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e mbrëmjes së sotme në Lezhë, ku mbeti i plagosur një 30-vjeçar pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Rrilë.
Sipas Policisë, rreth orës 21:00 është marrë njoftim për një incident me armë zjarri në qendër të fshatit Rrilë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, të cilat konstatuan se i plagosur kishte mbetur shtetasi Sokol Daci, 30 vjeç, banues në këtë fshat.
I riu është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se 30-vjeçari ndodhej në ambientet e biznesit të tij në momentin kur është qëlluar me armë zjarri.
Ndërkohë, Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të ngjarjes.














