Një plagosje me armë zjarri është raportuar këtë mbrëmje në qytetin e Lezhës.
Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si kryqëzimi i Rrilës, një pikë e frekuentuar nga banorët e zonës.
Dyshohet se i plagosur ka mbetur një 30-vjeçar teksa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, por pritet të zbardhen në vijim.
Policia ndodhet në vendngjarje e po punon për zbardhjet e dinamikës.














