Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme pranë zonës së Pashalimanit në Orikum.
Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset nga Vlora, të ndihmuara edhe nga forca dhe mjete nga Himara.
Për momentin nuk ka rrezik për banesat, por era e fortë po ndihmon përhapjen e flakëve që po djegin shkurre, ferra dhe dru. dhe po e vështirëson punën e zjarrfikësve.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e nisjes së flakëve, teksa më shumë detaje priten në vijim.














