Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar vijimin e protestave të PD, duke deklaruar se tubimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi situatën politike si “kilometrin e fundit” dhe falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen në protestën e fundit, duke theksuar se reagimi i tyre është shenjë e ndërgjegjes qytetare.
“Padyshim do ketë protesta dhe vetëm protesta. Jemi në kilometrin e fundit, të gjithë potencialin tonë, jemi mirënjohës pafund për përgjigjen qytetare.
Një thirrje kam për çdo qytetar, edhe një herë, nuk është protestë kjo as për një person apo parti, është protestë e ndërgjegjes qytetare. Kur themi janë vjedhur qindra miliona euro nuk janë vetëm të fëmijëve të atyre opozitarëve që protestojnë, por të fëmijëve të gjithëve.
Tipari më kardinal në atë protestë ishte rinia në veprim dhe ndaj tmerri i Ramës që i quajti rrugaçë lagjesh të rinjtë dinjitozë e guximtarë që kishin dalë për ndërgjegjen e tyre kundër tij”, tha Berisha mes të tjerash.














