Kryedemokrati, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh, pak orë para nisjes së protestës së thirrur këtë pasdite para kryeministrisë.
Në një postim në rrjete sociale, Berisha thotë se sot do të jetë dita e guximit qytetar dhe “gjyqit” që do t’i bëhet sipas tij, qeverisë së Edi Ramës.
“Sot është dita e guximit qytetar. Dita kur populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit, kryeministrit të lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës. Është dita e ngadhënjimit mbi të keqen që ka mbërthyer Shqipërinë”,- shkruan Berisha në fb.
Në një tjetër postim, kryedemokrati, ka ndarë disa momente nga takimet që ka mbajtur me qytetarët, teksa shprehet se “Tirana na pret të gjithë në shesh! Ora jonë po afron”.














