• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjonbabas, fshati i harruar në Korçë, pa rrugë dhe me rrjet elektrik të dëmtuar

21:23 : 23/01/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Banorët e fshatit Gjonbabas, Njësia Administrative Lekas, Korçë denoncuan në emisionin Fiks Fare problematika serioze me energjinë elektrike dhe infrastrukturën rrugore, duke ngritur shqetësime për luhatje të tensionit, rrjet elektrik të amortizuar dhe rrezik të vazhdueshëm për sigurinë e tyre.

Ekipi i Fiks Fare u nis drejt Gjonbabës, rreth 5 orë larg Tiranës, ku që në hyrje të fshatit bie në sy rruga e amortizuar, e cila e vështirëson ndjeshëm lëvizjen dhe e bën zonën edhe më të izoluar. Por problematikat nuk mbarojnë me infrastrukturën rrugore.

Banorët ankohen se, edhe pse kanë energji elektrike, tensioni është me luhatje të vazhdueshme, duke dëmtuar pajisjet shtëpiake dhe duke rrezikuar sigurinë e tyre. Në këtë fshat, rrjeti elektrik nuk ka parë asnjë ndërhyrje që prej kohës së elektrifikimit të vendit. Këtë e dëshmojnë më së miri shtyllat prej druri, të vendosura dekada më parë, të cilat vazhdojnë ende sot të mbajnë rrjetin elektrik, të amortizuara dhe të rrezikshme për banorët.
“Ndizen e shuhen dritat, lavatriçja herë punon e herë jo. Ajo shtyllë mezi mbahet nga telat, do na bjerë sipër,” shprehet një banore, e shqetësuar për rrezikun që paraqet rrjeti elektrik. Banorë të tjerë tregojnë se problemet janë më të theksuara për ata që kanë nevojë për energji trefazore.

Situata e ngjashme raportohet edhe nga fshatra të tjerë të zonës, si Marjani, ku banorët ankohen për rrugë të pakalueshme dhe energji të paqëndrueshme. I pyetur nga Fiks Fare, Administratori i Njësisë Administrative Lekas, Panajot Hysen, pranoi se problematika është e njohur dhe se janë bërë kërkesa zyrtare për ndërhyrje, si për transformatorin ashtu edhe për zëvendësimin e shtyllave dhe për rrugën, e cila prej dekadash nuk ka marrë investime serioze.

Ndërkohë, drejtori i OSHEE Korçë, Artur Qeramixhi, konfirmoi se transformatori i ri ishte gati dhe se vendosja e tij do të bëhej menjëherë. Siç u premtua, brenda 24 orëve transformatori u instalua, duke përmirësuar furnizimin me energji elektrike në fshat. Megjithatë, banorët theksojnë se kjo është vetëm një zgjidhje emergjente dhe kërkojnë ndërhyrje të plotë për rrjetin elektrik, zëvendësimin e shtyllave të amortizuara, rregullimin e telave të varur dhe, mbi të gjitha, investime serioze për rrugën, e cila sipas tyre ka mbetur në harresë për më shumë se 30 vjet./TopChannel/

Lexo edhe:

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

Sherri për borxh, arrestohet autori i plagosjes me thikë të 23-vjeçarit në Korçë/ EMRI

 

Etiketa: GjonbabasKorce

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026
AKTUALITET

Sherri për borxh, arrestohet autori i plagosjes me thikë të 23-vjeçarit në Korçë/ EMRI

08:45 : 01/06/2026
AKTUALITET

E rëndë në Korçë/ Njoftoi fqinjen se ndihej keq, e moshuara ndërron jetë në oborrin e shtëpisë

22:44 : 30/05/2026
AKTUALITET

Plagosje me thikë në Korçë

19:33 : 30/05/2026
AKTUALITET

DETAJE nga operacioni në Korçë, kush është kamarieri që u kap me drogë /EMRI

10:19 : 27/05/2026
AKTUALITET

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohet 1 person, plagosen 2 policë

08:17 : 27/05/2026
Para

Lala: Balluku duhet të ishte dorëhequr, po prish provat!

TË GJITHA

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur /VIDEO

11:27 : 04/06/2026

Efektivi i plagosur në Maliq, mjekët e Traumës: Ka marrë plumb në nofull, do t’i nënshtrohet operacionit

11:24 : 04/06/2026

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom