• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga opozita denoncuese te ajo propozuese

19:50 : 23/01/2026
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Temperatura politike në vend, njëjtë me atë ndërkombëtare por për shkaqe të ndryshme, nuk po njeh kurbë ulëse. Objektivisht kjo është e kushtëzuar nga një mazhorancë jo legjitime për shkak të procesit të parregullt zgjedhor, që sillet me forcë arrogante deri aty sa të përjashtojë opozitën nga komisionet ad hoc në parlament, si ai për reformën territorial-administrative, apo të shkojë në luftë totale me institucionet e drejtësisë për të mbrojtur të pambrojtshmen. Subjektivisht, palët janë më larg se kurrë ngaqë mungon besimi që është minuar në disa raste, përfshirë dhe votimin për avokatin e popullit.

Opozita e ndjen veten të përjashtuar edhe nga konsultimi për procese që kanë të bëjnë me përzgjedhjen e titullarëve dhe bordeve të institucioneve të pavarura, me reforma të mëdha që kërkojnë konsensualitet shumë-palësh si ajo zgjedhore, territoriale, por edhe vet reforma kushtetuese.

Nga ana tjetër PD dhe opozita e bashkuar përgatitet për protestën mbarëkombëtare të 24 janarit. Kjo edhe si një test politik, edhe si matje forcash, edhe si nxitje reagimi ndaj shurdhërisë institucionale, arrogancës së numrave dhe mbi të gjitha skandalokracisë si formë regjimi sui generis ku skandali i radhës nuk lë vend për analizimin dhe nxjerrjen e përgjegjësisë së atij më parë. Ku llogaridhënia është e munguar, demokracia fasadë dhe institucionet zor se sendërtojnë gardhin e shtetit të së drejtës për t’u bërë barrikadë ndaj kapjes së shtetit.

Natyrisht partia demokratike ka pasur sfida jo të vogla vitet e fundit. Përkundër kasandrave që kanë vite e dekada që bëjnë thirrje për zhdukjen apo mbylljen e projektit të saj politik, fakti qëndron që është unike ndër partitë e djathta që lindën si front opozitar anti-komunist në 1991 dhe vijon të jetë dhe sot një nga dy forcat kryesore politike. Partitë e tjera të ish-Evropës Lindore ose u shuan, ose u margjinalizuan, ose ndryshuan kah ideologjik, ose u bashkuan në formacione apo koalicione më të gjera me kalimin e kohës.

Lexo edhe:

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

Morali i munguar i politikës

Por në Shqipëri PD ka qeverisur për 13 vite dhe ka qenë rregullisht forcë e dytë parlamentare në zgjedhjet e tjera, çka tregon për një elektorat të qëndrueshëm, vijimësi të qartë ideologjike, anëtarësi në organizatat simotra më prestigjioze evropiane dhe ndërkombëtare dhe rezistencë si organizatë politike në kushte jo-normale. Në fakt krejt Ballkani Perëndimor është një rajon jo fort fertil për opozitat të cilat gjenden të fragmentarizuara dhe të dobëta përballë pushtetit nga Serbia në Maqedoninë e Veriut.

Edhe në Kosovë që ka një sistem që normalisht duhet të pamundësonte fitoren e një partie të vetme, në fakt dy herë radhazi Vetëvendosja ja ka dalë, madje me mbi 50 përqind të votave, duke mos pasur nevojën e koalicioneve para apo paszgjedhore. Analiza politike e rajonit natyrisht kërkon dhe një shpjegueshmëri antropologjike dhe sociologjike por që janë jashtë kontureve të kësaj analize.

Thënë këto, natyrisht që PD sot ka nevojë për një strategji e cila të përdorë protestat dhe format e tjera të mosbindjes civile krah për krah me aksionin parlamentar dhe atë partiak për mobilizimin e elektoratit por edhe shtrirjen përtej te shtresa gri, vota e lëkundur dhe pse jo dhe të majtët e zhgënjyer. Strategjia duhet të fokusohet te një platformë bashkimi ku vlerat e përbashkëta peshojnë më shumë se egot personale.

Një përpjekje u vu re dy javë më parë ku një takim thirri bashkë partitë e vogla opozitare dhe aktorë të shoqërisë civile por që u refuzua nga tre parti opozitare parlamentare të cilat gjithashtu po ndjekin ciklin e tyre të protestave të mëvetshme por janë njëherazi dhe në luftë të ftohtë me njëra-tjetrën. Se sa do arrijnë të shkrihen në një projekt të vetëm politik me pjesën kryesore të opozitës kjo është çështje kohe por e domosdoshme për të arritur qoftë mbijetesën e tyre politike, qoftë për të shtuar shanset për një ardhje të shpejtë në pushtet, sidomos nëse krijohen kushtet për zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë vetë PD duhet të projektojë të ardhmen, jo vetëm të kaluarën. Kjo do të thotë promovim i figurave të reja, teknokratëve dhe profesionistëve që nuk janë konsumuar nga debatet e 30 viteve të fundit. Disa figura publike mund të jenë më tërheqës dhe të kenë më shumë mbështetës se disa parti fantazmë një kryetar-një anëtar nga këto që vetëm kanë qenë përfituese por jo kontribuese në formësimin e një aksioni politik. I rëndësishëm është gjithashtu kalimi nga opozita denoncuese te opozita propozuese.

Denoncimi i korrupsionit është i nevojshëm, por jo i mjaftueshëm. Njerëzit e dinë se çfarë nuk shkon; ata duan të dinë si do ta rregulloj PD dhe opozita nëse vijnë në pushtet. Cilat janë alternativat ndaj krimit të veshur me pushtet, korrupsionit sistemik dhe dështimit të shtetit në funksionet bazë. Është e rëndësishme të krijohet një kontratë e re sociale që të ketë në qendër hartimin e një plani ekonomik konkret (p.sh. taksa e sheshtë vs. taksa progresive, mbështetja për biznesin e vogël) që flet drejtpërdrejt me xhepin e qytetarit.

Debate të tilla jo vetëm nuk janë të tejkaluara por janë të paevitueshme në një vend me ekonomi informale (ku bën pjesë dhe ekonomia kriminale) ende të konsiderueshme. Kjo lidhet pastaj me shkaqet e bjerrjes demografike dhe emigrimit në masë. Strategjia duhet të ketë në qendër rininë. Si do t’i mbajmë mjekët dhe inxhinierët këtu? Pa një përgjigje për këtë, PD mbetet parti e nostalgjikëve, por jo e të ardhmes.

Ajo që është e rëndësishme të kuptohet është se zgjedhjet në Shqipëri nuk fitohen vetëm me militantët. Ndërsa baza kërkon tone të forta, shtresa e mesme dhe intelektualët kërkojnë stabilitet dhe seriozitet. PD duhet të bëhet streha e kauzave mjedisore, të drejtave të punës dhe lirisë së medias, duke u distancuar nga imazhi i një partie thjesht politike. Gjithashtu është e pakonceptueshme që grupime të gjera të popullatës që tjetërkund votojnë djathtas si fermerët që për vet natyrën e tyre janë konservatorë (mjaft të shihen trendet votuese në vendet e Vishegradit psh), apo tregtarët e vegjël, apo sipërmarrësit, apo edhe ushtarakët dhe punonjësit e shërbimeve të sigurimit që gjetkë votojnë djathtas për shkak të një lidhje më të ngushtë me patriotizmin etj, në Shqipëri mos të jetë e njëjta situatë.

Nga ana tjetër, duhet pasur parasysh që politika moderne nuk bëhet më vetëm me megafona. Nevojitet një strukturë që analizon të dhënat për të kuptuar shqetësimet specifike të çdo lagjeje apo fshati. Opozita nuk mund të shfaqet vetëm 3 muaj para zgjedhjeve. Ajo duhet të jetë ‘në terren’ çdo ditë, duke u bërë zgjidhëse e problemeve lokale aty ku qeveria dështon. Gjithashtu duhet kuptuar që njerëzit nuk votojnë për të ndëshkuar të shkuarën, por për të siguruar të ardhmen. Nëse PD do të fitojë, ajo duhet të pushtojë të ardhmen në mendjen e shqiptarëve.

PD gjithashtu duhet të ripozicionohet si partneri më i besueshëm për integrimin në BE dhe forcimin e shtetit ligjor, duke treguar se është e gatshme të respektojë standardet ndërkombëtare pa ekuivok.

Strategjikisht për të rikthyer të rinjtë te kutitë e votimit (dhe konkretisht drejt PD-së), duhet kuptuar se Gjenerata Z dhe Milenialët nuk i binden më autoritetit tradicional. Ata nuk votojnë për ‘flamurin’ apo ‘historinë’, por për përfitimin direkt dhe vërtetësinë apo autenticitetin. Të rinjtë nuk shohin debate 3-orëshe në studio televizive.

Mesazhet duhet të jenë 15-30 sekonda. Jo video me muzikë epike dhe flamuj, por video shpjeguese (explainer videos): ‘Si do të ulet qiraja jote me planin tonë?’ ose ‘Pse diploma jote do të vlejë më shumë pas 2 vitesh?’ Në vend të politikanëve me kostum, mesazhet duhet të kalojnë përmes zërave që të rinjtë ndjekin (vlogerë, sipërmarrës të rinj, artistë). Politika duhet të ‘fshihet’ brenda bisedave për jetesën.

Të rinjtë mobilizohen rreth kauzave specifike, jo rreth ideologjive të komplikuara. Një premtim konkret për kredi të buta ose subvencionim qiraje për çiftet e reja. Premtimi për ta kthyer Shqipërinë në një ‘hub’ teknologjik me taksa zero për freelancer-at nën 30 vjeç.

Një fushatë që godet ‘mikun’ dhe ‘partishmërinë’ në punësim, duke ofruar një sistem digjital transparent për administratën. Rinia është e lodhur nga gjuha e urrejtjes dhe polarizimi ‘komunistë-ballistë’. Fjalët si ‘tradhtar’, ‘regjim’, ‘revolucion’ nuk ngjisin te një 20-vjeçar. Ata duan fjalë si: ‘eficencë’, ‘inovacion’, ‘stil jete’, ‘mundësi’. Një parti që di të bëjë humor me veten dhe të tjerët duket më pak kërcënuese dhe më njerëzore.

Një faqe zyrtare ‘Meme’ (jo zyrtare, por e mbështetur) është më efektive se 100 njoftime për shtyp. Krijimi i një platforme ku të rinjtë mund të votojnë pikat e programit të rinisë. ‘Ti e shkruan programin, ne e zbatojmë.’ Kjo u jep atyre ndjenjën e pronësisë (ownership) mbi partinë. Jo mitingje shumë të shpeshta me njerëz në shesh sepse kjo krijon dhe vend për sulm mbi numrin e pjesëmarrësve nga megafonë të lidhur me mazhorancën, por takime në kafene, në hapësira pune, qendra urbane ose universitete, ku lideri dëgjon më shumë se sa flet.

Mesazhi kryesor për të rinjtë dhe profesionistët duhet të jetë: ‘Mos ik pa na dhënë një shans.’ Fushata e vazhdueshme (dhe jo vetëm në prag zgjedhje), duhet të jetë emocionale por e bazuar në fakte.

‘Na jep 4 vite. Nëse nuk ndryshon, Londra apo Berlini aty janë. Por nëse ndryshon, ti do jesh këtu për ta gëzuar.’ Nëse PD përdor të njëjtët njerëz (figura të vjetra) për të dhënë këto mesazhe të reja, fushata do të dështojë si ‘jo-autentike’. Mesazhi i ri ka nevojë për fytyra të reja.

Etiketa: ilir kalemajopozitaPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

17:55 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Albanian Digital Solution, miniera e floririt të Ramës! U krijua vetëm për të vjedhur

12:36 : 02/06/2026
AKTUALITET

Terapia hormonale/ PD kërkon ministren e Shëndetësisë në Komision, Shalsi si ‘lider’: S’do e thërrasim

12:24 : 02/06/2026
AKTUALITET

Terapia hormonale për transgjinorët, Kalaja-Ramës dhe deputetëve të PS: Provojeni te fëmijët tuaj

19:03 : 01/06/2026
Para

Rezultoi e dënuar në Greqi, zbardhet shkresa e Irena Gjokës për KLGJ-në: Nuk e dija!

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom