Kryeministri Edi Rama gjatë seancës plenare në Kuvend, ka deklaruar se sot ajo do të detyrohet të votojë pro ngritjes së marrëveshjes për Bordin e Paqes.
Në fjalën e tij, Rama ironizoi qëndrimet e opozitës, duke kujtuar se fillimisht ata mohuan ekzistencën e ftesës për Shqipërinë.
“Në fillim thatë nuk ka ftesë, se unë jam mësuar me ju, ua jap pak nga pak. Doli ftesa, jo po këtë ftesën e ka gjithë bota,” u shpreh ai.
“Në fillim thatë nuk ka ftesë, se unë jam mësuar me ju, ua jap pak nga pak. Doli ftesa, jo po këtë ftesën e ka gjithë bota. Tani thonë nuk je tek bordi, ok. Por u ngatërruat se nuk e dini si strukturohen grupet ndërkombëtare, kanë një organigramë që nuk e kuptoni. Do ngrini kartonin dhe do votoni Bordin e Paqes dhe mua si përfaqësues i Bordit të Paqes në Shtëpisë së Bardhë, sot do ngrini kartonin.”, tha ai.














