Mbështetësit e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj, vijojnë prej disa javësh protestat e përditshme para Kryeministrisë, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë dhe Edi Ramës.
Këtë të martë, gjatë tubimit të radhës, makina e kreut të qeverisë kaloi pranë godinës së Kryeministrisë, moment që u shoqërua me reagimin e menjëhershëm të protestuesve, të cilët brohoritën me thirrje kundër Ramës, duke e quajtur “hajdut”.
Kujtojmë që protestat e organizuara nga Adriatik Lapaj janë shoqëruar herë pas here me ndërhyrje të përsëritura të policisë, e cila në disa raste ka tentuar të shpërndajë tubimin.
Pavarësisht kësaj, protestuesit kanë vijuar qëndrimin e tyre, duke theksuar se nuk do të tërhiqen.













