Një 12-vjeçar është transportuar në spital pasi është plagosur aksidentalisht në oborrin e banesës së tij, në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e 17 janarit, teksa i mituri po tentonte të mbyllte portën e jashtme të oborrit.
Sipas informacionit paraprak, porta e hekurit ka dalë nga shinat dhe ka rënë mbi trupin e të miturit, duke i shkaktuar dëmtime.
Familjarët e kanë dërguar menjëherë në spital, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.














