• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koha për ndryshim. Tani!

13:30 : 17/01/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Në një rajon gati përjetësisht si ky i yni që prodhon shumë më tepër histori se arrin të konsumojë, natyrisht që stabiliteti është fjala kyçe që shpjegon qëndrimin shpesh të vonuar, shpesh symbyllur apo veshë-dyllosur të faktorit ndërkombëtar, megjithëse skandalet shpesh bëhen kala që do të mjaftonte një dallgë e fortë për t’i fshirë bashkë me atë që i prodhon me ritëm aq të shpejtë sa zëvendësojnë njëra tjetrën pa lënë kohë as për reflektim, as për reagim dhe as për mobilizim.

Si një strategji e mirëstudiuar, ngjashëm me atë të doktorimit të spin-it për të prodhuar gjithnjë një lajm pasardhës që mbyt të parin. Kjo ka qenë një as nën mëngë për perpetuimin e një regjimi që në vend të qeverisë merret me llogje kavaje, në vend të ndërmarrë reforma të suksesshme arnon, në vend të ndërtojë një debat të shëndoshë publik dhe politik, demonizon kundërshtarët që i trajton si armiq të klasës, në vend që të pranojë kritikat përkrah servilizmin si mjet avancimi në karrierë, në vend që të dënojë korrupsionin ka ngritur në piedestal kapjen e shtetit.

Kjo nga ana tjetër çon në një lloj stabilitokracie siç kanë vënë në dukje kohë më parë studiues të ndryshëm. Ndërkombëtarët kanë si qëllim kryesor mos-hapjen e kutisë së Pandorës dhe të shërbejë për vende të tjera apo të çojë në kriza ciklike. Ndërkohë që shpesh në mënyrë të gabuar pritet zgjidhja vetëm nga jashtë si një deux ex machina që mund të marrë dhe thjesht formën e një telefonate të thjeshtë nga Uashingtoni, Brukseli apo Berlini dhe skandalet të ndalen, llogaridhënia e institucioneve të rritet, qeveria të bjerë dhe zgjedhjet e lira, të barabarta dhe të drejta të ndodhin sakaq, duke prodhuar një qeveri të përgjegjshme, legjitime dhe përfundimisht vendi të kapërcente tranzicionin e stërgjatë 25 vjeçar dhe të hynte në hullinë e demokracisë së konsoliduar.

Faktet kokëforta flasin ndryshe. Sipas Eurostatit-mbi 1 milionë shqiptarë kanë ikur nga sytë këmbët nga 2013-ta e këndej. Ky ritëm nuk po ndalet por madje po përshpejtohet me tetorin e vitit që sapo lamë pas me numrin më të lartë të azil-kërkuesve për 2025-ën, gjithnjë duke i’u referuar burimeve prestigjioze si Eurostat-i i sipërpërmendur. Gjithnjë e më tepër po zë rrënjë bindja arkaike yshtur kuzhinave të Kremlinit apo Beogradit se shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet, që mesa duken bathët po ndikon edhe shanset për integrim të shpejtë në BE për shkak se kemi çuar fondet e tyre në drejtim të paditur, se po bëjmë sikur me reformat, se kemi dështuar të prodhojmë një administratë të depolitizuar, se kemi sendërtuar një regjim kleptokratik, neopatrimonalist dhe një sistem kakistokratik.

Lexo edhe:

Morali i munguar i politikës

Shurdhëria politike dhe atrofia e nervit publik

Shqipëria jo vetëm po shpopullohet si një vend në luftë ku po largohet truri, talenti dhe rinia me madhësinë e një qyteti mesatar në vit, por po përqendrohet dhe ajo e ngelur në një metropol që sa vjen dhe bëhet më i papërballueshëm për shkak të rritjes së kostos së jetesës dhe i pajetueshëm për shkak të cilësisë së munguar të ajrit, ujit, sipërfaqes së betonit për frymë, malit të plehrave të Sharrës që konkurron me atë të Dajtit, trafikut të rënduar, mungesës së parkimeve, pamjaftueshmërisë së çerdheve, kopshteve dhe shkollave publike dhe qindra kusure të tjera me të cilat nuk ka nge njeri të merret. Faktet janë kokëforta dhe nëse nuk duam që ky vend të katandiset që fshatra dhe qyteza të banuara nga pleq dhe një Tiranë të mbipopulluar, super të shtrenjtë dhe të getoizuar ku të kemi mbi gjysmën e popullsisë aktive të punës të përqendruar dhe largim frenetik të trurit në të njëjtën kohë, diçka duhet bërë dhe duhet bërë tani.

Ndërkohë kemi një pushtet gjithmonë e më tepër arrogant. Pa valvul shkarkimi. Me institucione të pavarura të kastruara apo të papërfillura. Efekti: gjithë pushteti Sovjetëve e bën këtë aktualin edhe më mospërifllës dhe çon detyrimisht në keq-qeverisje se nuk ka ekuilibër. As kontroll dhe as balanca. As gjithëpërfshirje. Ndërkohë që ai që i ka përqendruar të gjitha pushtetet në një dorë flet për centralizime të mëtejshme, flet për reforma që nisin nga e para në diplomaci, arsimin e lartë (duke injoruar krejtësisht atë që është pika më e dobët e sistemit arsimor- atë parauniversitar), reformën apo mbylljen e RTSH-së dhe dhjetëra ide që mund t’i vijnë në kokë gjatë ditës dhe ku nuk ka as filtra institucionalë, as partiakë, as nga shoqëria civile për t’i thënë ndalu beg se ka hendek. Që të kemi sa më pak abuzivitet dhe sa më pak pushtet absolut. Se ky i fundit korrupton në mënyrë absolute siç na kujtohet vazhdimësisht citati i Lordit Akton. Duhen gjetur instrumentet, jo të jenë në dorë të këtyre që i kanë bërë vetë rregullat që t’u shërbejnë po vetë atyre. Pra kanë në dorë edhe gurin, edhe arrën, por i’u mungon masa dhe përgjegjshmëria. Arroganca rritet në proporcion të drejtë me pushtetet që kontrollojnë.

Puna është si të ndërtojmë një sistem që i përgjigjet dilemës së vjetër të Platonit: po rojtarët kush i ruan? Si të mundësojmë institucionet që të frenojnë abuzimin me pushtetin. Si të mundësojmë qarkullimin e elitave dhe gjithëpërfshirjen si mekanizëm përfaqësimi? Çfarë instrumenti i besueshëm dhe i pranueshëm do të ngrihet? Që edhe reforma elektorale të mundësojë demokratizimin e spektrit politik në mënyrë cilësore jo sasiore. Por edhe partitë opozitare të bëhen më të hapura ndaj mendimit intelektual dhe profesional, të kemi qarkullim të shëndetshëm elitash dhe jo riciklim mediokritetesh. Të fillojnë të prodhojnë ide dhe të jenë të afta të ndërmarrin reforma të guximshme publike dhe të jenë reformatore në momentin që vijnë në pushtet, jo një deja vù, të hedhin për diskutim ide dhe sendërtojnë plan-programe që mbështeten në praktikat më të mira të kaluara por njëkohësisht të jenë dhe inovative në përmbajtje, të sjellin risi në prezantim dhe të afta për të ndërtuar një komunikim publik të besueshëm për të shpërfaqur një alternativë serioze dhe të besueshme.

Etiketa: ilir kalemajQeveria shqiptare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Shurdhëria politike dhe atrofia e nervit publik

10:03 : 25/05/2026
AKTUALITET

Integrimi, jo vetëm për të marrë “merita” politike

11:58 : 18/05/2026
AKTUALITET

Për çfarë shërbeu samiti SHBA-Kinë?

10:31 : 17/05/2026
AKTUALITET

Bilanci i një jave

12:39 : 09/05/2026
AKTUALITET

Pabarazia e fushës së lojës dhe rifitimi i legjitimitetit demokratik

13:48 : 20/04/2026
Para

Berisha: Në 6 mijë mesazhe të dosjes ‘Balluku’, shumica lidhen me Palloshin e gjatë!

TË GJITHA

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom