Kryeministri Edi Rama, ka vijuar të heqë përgjegjësinë nga vetja në lidhje me përmbytjet masive të regjistruara në qytetin e Durrësit pak ditë më parë.
Gjatë një takimi me krerët e njësive në këtë qark, Rama u shpreh se situata e përmbytjeve u përkeqësua sipas tij për shkak të shisheve plastike dhe qeseve, ndërkohë që hidrovorët dhe inceneratorët për të cilat janë shpenzuar miliona euro janë jashtë funksionit.
Sipas Ramës, një tjetër faktor përgjegjës janë ndryshimet klimatike.
“Dua ta nis me faktin që viti nisi me një situatë të vështirë atmosferike që preku një pjesë jo të vogël të komuniteteve dhe që na përballi me sfidën e emergjencës në kushtet që emergjencat poo bëhen sistematike epo marrin një profil tjetër si rezultat i ndryshimeve klimatike. Kemi më shumë thatësirë e zjarre e më shumë befasira në aspektin e atmosferës ku krijohen vorbulla si ajo e ditëve të para të vitit që sipas ekspertëve janë vorbulla që janë ngërçe në qarkullimin e flukseve të ajrit.
Situata u ndërlikua nga papërgjegjshmëria rrëqethëse e dikujt prej nesh që e trajtojnë ambientin si landfill dhe hedhin shishe e qese plastike”, tha Rama














