• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Analiza/ Protestat dhe kërcënimet nga SHBA po ‘lëkundin’ raportin Kinë-Iran

14:28 : 15/01/2026
në BOTA

Teksa udhëheqësit klerikalë të Iranit po luftojnë për të mbijetuar përballë një prej kërcënimeve më të mëdha ndaj pushtetit të tyre ndër vite dhe Shtetet e Bashkuara që po kërcënojnë me veprime të mundshme ushtarake kundër shtetit, Kina ka pak opsione – dhe gjithnjë e më shumë hezitim – për të ndihmuar partnerin e saj në Teheran.

Mosveprimi i Pekinit pasqyron natyrën pragmatike të bashkërendimit të tyre, i cili bazohet më shumë në interes sesa në mirëbesim apo besim, thonë ekspertët.

Këta kufij janë bërë të dukshëm teksa autoritetet iraniane po kryejnë një shtypje të paprecedent dhe të përgjakshme të protestave masive kundër establishmentit, gjë që e ka shtyrë presidentin amerikan, Donald Trump, të vendosë tarifa të reja dhe të kërcënojë me sulme ushtarake kundër shtetit të Lindjes së Mesme.

“Irani është një partner i rëndësishëm për Kinën, por nuk mendoj se Pekini është veçanërisht i lidhur me Republikën Islamike”, ka shkruar Jonathan Fulton, ekspert për Kinën në Lindjen e Mesme në Universitetin Zayed në Abu Dhabi, në newsletter-in e tij që përcjellë veprimet e Kinës në rajon.

Përgjigjja e Pekinit ndaj ngjarjeve në Iran është kufizuar vetëm në dënimin e njoftimit të Trumpit se Uashingtoni do të vendosë një tarifë shtesë prej 25 për qind ndaj shteteve që bëjnë biznes me Iranin.

Lexo edhe:

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

“Ne gjithmonë kemi besuar se nuk ka fitues në një luftë tarifash, dhe Kina do të mbrojë me vendosmëri të drejtat dhe interesat e saj legjitime”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, më 13 janar.

Një ditë më parë, Mao deklaroi se Kina shpresonte që “Qeveria dhe populli iranian do të kapërcejnë vështirësitë aktuale dhe do të ruajnë stabilitetin kombëtar”, kur u pyet për shtypjen e protestave në Teheran, që sipas organizatave të të drejtave të njeriut ka lënë të vrarë të paktën 2.400 protestues.

Të dyja shtetet kanë dëshirë të përbashkët që t’i kundërvihen SHBA-së, teksa Kina është bërë një linjë ekonomike për Iranin, shtet që përballet me sanksione të ashpra.

Kina është partnerja kryesore tregtare e Iranit, pasi blen rreth 90 për qind të eksporteve të naftës të Teheranit, përderisa rreth 12 për qind e importeve të naftës të Kinës vijnë nga Irani, megjithëse vlerësimet nuk janë precize duke pasur parasysh faktin që nafta iraniane transportohet përmes flotës në hije dhe paguhet përmes rrjeteve financiare që shmangin sistemin tradicional bankar.

“Ekziston një dobi [për Kinën] në një qeveri të madhe antiperëndimore në Gjirin Persik, por nëse ajo drejtohet nga ajatollahu, ushtria apo një këshill, mendoj se Pekini është kryesisht indiferent. Për sa kohë që rrjedhin dërgesat e energjisë, ata janë të kënaqur me këtë”, tha Fulton.

Teksa nafta përbën themelin e raporteve Kinë-Iran në vitet e fundit, ajo po ashtu nxjerr në pah çarjet në partneritetin e tyre, tha për Radion Evropa e Lirë, Joseph Webster, bashkëpunëtor i lartë në Qendrën Globale për Energjinë në Këshillin e Atlantikut.

“Kina ka qenë duke u përgatitur që një kohë për tronditjet në tregun e naftës dhe ka nisur të grumbullojë rezerva të naftës së papërpunuar që nga viti 2024”, tha ai. “Çështja kryesore është se rafineritë kineze kanë mbulim të importeve dhe mund ta zëvendësojnë naftën iraniane. Por, humbja e qasjes së Iranit në mallrat e importuara nga Kina mund të rëndojë krizën ekonomike dhe të shkaktojë një spirale më të madhe të inflacionit”.

Sipas Kplerit, një kompani e inteligjencës së mallrave, rafineritë kineze kanë grumbulluar rezerva midis 1.2 dhe 1.4 miliard fuçi naftë deri në fund të vitit 2025.

Webster theksoi se kjo do të mjaftonte për tre muaj mbulim nëse importet e naftës për Kinën do të ndërpriteshin. Ai shtoi se një sasi e konsiderueshme e naftës iraniane mbetet e ruajtur në magazina lundruese pranë bregut të Malajzisë, të cilën “Kina me shumë gjasa do të merrte një pjesë të konsiderueshme të saj nëse do t’i nevojitej, duke mbrojtur më shumë tregun e saj të naftës nga tronditjet e furnizimit gjeopolitik”.

Një element shtesë i kësaj mbulese është strategjia e Kinës për të diversifikuar importet e saj të naftës, për të shmangur varësinë e tepruar nga një burim i vetëm, me Pekinin që mbështetet po ashtu te Rusia, Arabia Saudite, Iraku dhe Malajzia.

Edhe me ndërprerjet e fundit të shkaktuara nga goditja e Uashingtonit ndaj Venezuelës që çoi në kapjen e Nicolas Maduros dhe nga njoftimi i Trumpit se SHBA-ja do të mbikëqyrë industrinë e saj të naftës, importet energjetike të Kinës mbeten të qëndrueshme.

Për dallim, Kina zyrtarisht eksportoi mallra në vlerë prej 8.9 miliardë dollarësh drejt Iranit në vitin 2024, çka përbën një pjesë të vogël të tregtisë globale të Pekinit prej 6 trilionë dollarësh.

Nafta iraniane ka blerës të kufizuar për shkak të sanksioneve amerikane që kanë për qëllim të ndërpresin financimin e programin bërthamor të Teheranit dhe blerjet e Pekinit kanë ndihmuar në mbajtjen gjallë të ekonomisë iraniane. Kjo është realizuar përmes një sistemi këmbimi të naftës me mallra, që ka çuar në mbushjen e tregut iranian me mallra dhe teknologji të prodhuara në Kinë, ndërsa Kina ka blerë naftë me çmim të lirë.

Por, kjo lidhje energjetike nuk është shndërruar në mbështetje më të gjerë për Iranin, që po përballet me krizë ekonomike dhe protesta që shpërthyen në fund të dhjetorit.

Në mes të një bllokade të rrjeteve të komunikimit në Iran dhe një numri gjithnjë në rrije të viktimave nga shtypja shtetërore, ambasadori i Teheranit në Pekin, Abdolreza Rahmani-Fazli, bëri bujë në Kinë kur më 8 janar tha për televizionin shtetëror, Phoenix TV se Irani do të mbrojë bizneset dhe shtetasit kinezë, duke shtuar se shpreson se do të marrë ndihmë nga Kina dhe shtete “të tjera miqësore”.

Kjo thirrje u prit me kritika të ashpra në platformat e rrjeteve sociale të Kinës, të censuruara dhe të monitoruara rreptësisht, siç e dokumentoi në newsletter-in e tij Discourse Power, Tuvia Gering, studiues për Kinën në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare në Izrael.

Në veçanti, një postim nga Zhanhao, një llogari e popullarizuar me prirje nacionaliste në WeChat, kritikoi Rahmani-Fazlin për deklaratën e bërë.

“Irani vazhdon të presë që Kina të marrë plumb për të”, thuhej në postim. “Kjo është fantazi e pastër!”.

Pekini dhe Teherani kanë synuar që të thellojnë raportet e tyre në vitet e fundit, me Kinën që ka mbështetur përpjekjet e Iranit për t’iu bashkuar Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO) në vitin 2023 dhe BRICS-it në vitin pasues. Në dhjetor të vitit 2025, Irani ishte mikpritës i trupave nga Kina, Rusia dhe shtatë shtete të tjera për stërvitjet kundër terrorizmit të organizuara nën ombrellën e SCO-së.

Por, përpjekje të tjera për të ndërtuar raporte më të ngushta kanë sjellë tensione.

Në vitin 2021, Irani dhe Kina arritën një marrëveshje 25-vjeçare për bashkëpunim ekonomik, e cila u prit me skepticizëm dhe protesta nga publiku në Iran. Kritikët iranianë thanë se teksti i marrëveshjes së partneritetit ende nuk është bërë publik, ndërsa zyrtarët iranianë i kanë kërkuar Kinës të bëjë më shumë për ta zbatuar marrëveshjen, e cila ka sjellë rezultate të kufizuara për shkak të sanksioneve ndërkombëtare.

Limitet e mbështetjes së Kinës u shfaqën edhe në qershor, pasi Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kryen sulme ndaj Iranit dhe Pekini bëri pak për ta ndihmuar Teheranin.

“Kjo e konfirmon atë për të cilën disa vëzhgues të raporteve Iran-Kinë kanë paralajmëruar prej vitesh”, shkroi Gering në newsletter-in e tij, duke iu referuar reagimit të zbehtë kinez ndaj protestave. “Teherani dhe Pekini nuk e shohin raportin në të njëjtën mënyrë”./REL/

Etiketa: IranikinaSHBA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026
BOTA

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026
BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
BOTA

SHBA planifikon rritjen e avionëve me bomba bërthamore në Evropë

16:43 : 02/06/2026
Para

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK kërkon burg të përjetshëm për Altin Hajrin

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom