Një sherr i dhunshëm ka ndodhur sot në Lezhë ku është sulmuar dhe rrahur Nikolin Marku.
Ai akuzon vëllain e ish deputetit të PS-së Arben Ndoka, Gëzim Ndoka, se ka dhënë urdhrin që atë ta dhunojnë.
Kanë qenë 5 persona që janë futur në lokal të maskuar. Sipas Markut, mes 5 personave të maskuar, njëri prej tyre është paraqitur si nipi i ish-deputetit, djali i Gëzimit, ndërsa më pas kanë nisur ta dhunojnë.
Pre e dhunës ka rënë dhe kushëriri i tij. Po ashtu, Marku pohoi se gjatë kohës që shkoi sot në spital për mjekim, kishte shkuar Gëzim Ndoka dhe e kishte kërcënuar.














