Reshjet e dendura në veri të vendit kanë rritur me ritëm të shpejtë nivelin e ujit në Liqenin e Fierzës, ujëmbledhësin më të madh të kaskadës së Drinit.
Sipas të dhënave teknike, niveli i liqenit është rritur me rreth 11 metra në katër ditë. Prurjet në HEC Fierzë aktualisht janë rreth 1200 m³/s, nga 260 m³/s para reshjeve.
Niveli i raportuar sot
HEC Fierzë: 290.8 m
Niveli maksimal: 296 m
Në rast se prurjet vazhdojnë me të njëjtin ritëm, brenda dy ditësh mund të arrihet kuota maksimale, duke hapur mundësinë e shkarkimeve të detyruara.
Çdo shkarkim nga Fierzë do të kalojë në Koman dhe Vaun e Dejës, duke rritur nivelin e ujit në vazhdim të lumit. Kjo situatë mund të ndikojë në zonat e ulëta poshtë digave, përfshirë nënshkodrën, që konsiderohet e ndjeshme ndaj përmbytjeve në raste të tilla.














