Policia ka arrestuar një 49-vjeçar në Shkodër, pasi banesa e tij ishte përshtatur për kultivim të kanabisit në ambiente të mbyllura. Hetimet tregojnë se ai kishte bashkëpunuar me një 35-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim.
Dy personat dyshohet se kishin kthyer një shtëpi në lagjen “Ndoc Mazi” në një laborator të vogël droge, duke përdorur pajisje elektrike për rritjen e bimëve narkotike.
Energjia që furnizonte sistemin merrej me lidhje të paligjshme nga rrjeti elektrik, duke shkaktuar edhe vjedhje të energjisë.
Gjatë kontrollit të banesës, policia gjeti një pistoletë sportive pa numër, municion dhe një automjet që dyshohet se përdorej për aktivitetin kriminal.














