Pamjet që shikoni më lart janë nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e kaluar në zonën e “5 Majit” në Tiranë, ku tregu i rrobave të përdorura u përfshi nga flakët.
Zjarri ishte i përmasave të mëdha, ndërsa siç mund të shihet dhe nga fotot flakët kanë shkrumbuar totalisht rreth 50 biznese, duke lënë pas vetëm rrënoja.

Tregtarët kanë deklaruar këtë të premte se zjarri ka shkaktuar dëme financiare tejet të konsiderueshme, ndërsa shkaku i zjarrit nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Paraprakisht dyshohet se ka ardhur nga një shkëndijë elektrike, megjithatë tregtarët kanë ngritur dyshime se pas ngjarjes fshihet mafia e ndërtimit.
LEXO EDHE:
Zjarri “aksidental” në Tregun e “5 Majit”, një shans i artë për “mafian e ndërtimit”














