Është përshkallëzuar situata nga përmbytjet në qytetin e Durrësit.
Sipas raportimeve, lumi Erzen ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur të gjitha zonat rurale, ku përveç tokave bujqësore dhe rrugëve, përmbytjet kanë prekur edhe varrezat e fshatit Jubë.
Uji ka vërshuar mes varreve duke shkaktuar dëmtime serioze.
Situata mbetet e paqëndrueshme, ndërsa pritet që reshjet dhe prurjet e shtuara të ujit të përcaktojnë zhvillimet në orët në vijim.














