Ambasada amerikane njofton se po monitoron situatën e përmbytjeve në vend ndërsa u bën thirrje shtetasve e saj të bëjnë kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet të cilat po përkeqësohen.
Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi. Përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim, ndërsa reshjet e shiut mund të shkaktojnë mbylljen e rrugëve për shkak të përmbytjeve ose rrëshqitjeve të dheut.
Ndër të tjera ambasada vë në dispozicion informacione për shtetasit e saj.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë vazhdon të monitorojë përmbytjet në të gjithë vendin dhe u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, të cilat po përkeqësohen. Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi. Përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim, ndërsa reshjet e shiut mund të shkaktojnë mbylljen e rrugëve për shkak të përmbytjeve ose rrëshqitjeve të dheut. Shtetasit amerikanë në Shqipëri që kanë nevojë për ndihmë mund të gjejnë më shumë informacion këtu:














