Një aksident rrugor është regjistruar pas mesditës së kësaj të marte në aksin Elbasan–Shushicë.
Si pasojë, drejtuesi i një automjeti ka mbetur i plagosur, ndërsa qarkullimi është bllokuar për rreth një orë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë, e kombinuar me shpejtësinë e lartë.
Përplasja ka sjellë bllokimin e plotë të segmentit rrugor, duke krijuar radhë të gjata automjetesh dhe trafik të rënduar në të dy drejtimet.














