Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.
“Shqipëria qëndron pa mëdyshje përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit të SHBA-së në veprimet e tyre vendimtare kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës. Ne mbështesim lidershipin e fortë të Sekretarit të Shtetit Rubio në përballjen me autoritarizmin, korrupsionin dhe rrjetet kriminale transnacionale:,- shkruan Spiropali në një reagim në rrjete sociale.
Lajmi për arrestimin e Maduros, u raportua prej mëngjesit të sotëm, por deri pak minuta më parë nga qeveria shqiptare nuk pati asnjë reagim.
Pas reagimit të shumë liderëve botërorë, ka ardhur edhe reagimi (i imponuar ose jo) nga ministrja e Edi Ramës.
Ky i fundit, është krahasuar shpesh nga nga opozita dhe jo vetëm me Nicolas Maduron, teksa është akuzuar se ka ngritur të parin dhe të vetmin narko-shtet në Europë.
Vetë Edi Rama, nuk ka reaguar në lidhje me arrestimin e Maduros dhe akuzat e ngritura nga SHBA.













