• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump paralajmëron se do të ndërhyjë në protestat e Iranit, përgjigjet Teherani

14:24 : 03/01/2026
në BOTA

Protestat masive në Iran kundër krizës ekonomike po përshkallëzohen, ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi se Uashingtoni do të ndërhyjë nëse demonstruesit paqësorë sulmohen nga forcat iraniane.

Trump, në një postim të shkurtër në rrjetin social, shkroi se SHBA-ja është e gatshme të veprojë.

“Jemi të gatshëm dhe të mobilizuar për të vepruar”, duke nënkuptuar mundësinë e një ndërhyrjeje në mbrojtje të protestuesve.

Përgjigja e Teheranit ishte e menjëhershme. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e cilësoi paralajmërimin si “të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm”, duke shtuar se forcat e armatosura të Iranit janë në gatishmëri dhe “dinë saktësisht ku të qëllojnë” në rast sulmi.

Lexo edhe:

Trump konfirmon telefonatën e tensionuar me Netanyahun: Isha i shqetësuar nga lufta e tij me Libanin

Zyrtari britanik: Ribashkimi me BE-në është i pashmangshëm

“Presidenti Trump duhet të dijë se sulmet kriminale ndaj pronës publike nuk mund të tolerohen”, shkroi Araghchi në X, duke bërë paralelizëm me vendimin e presidentit amerikan për të vendosur Gardën Kombëtare brenda SHBA-së. Ai gjithashtu shtoi se Irani do të refuzojë me forcë çdo ndërhyrje në çështjet e brendshme.

Ndërkohë, një zëdhënës i policisë iraniane deklaroi se oficerët nuk do të lejojnë që “armiqtë” të kthejnë përshkallëzimin në kaos. Demonstratat janë përhapur në disa qytete, me përplasje të herëpashershme midis forcave të sigurisë dhe protestuesve.

Protestat nisën në Teheran, ku pronarët e dyqaneve u zemëruan nga rënia e thellë e monedhës iraniane, rialit, ndaj dollarit amerikan. Brenda pak ditësh, në protesta u përfshinë edhe studentët universitare dhe demonstratat u zgjeruan në qytete të ndryshme, me thirrje kundër udhëheqësve fetarë të vendit.

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare Fars dhe organizatës së të drejtave të njeriut Hengau, të paktën tetë persona kanë humbur jetën gjatë javës së protestave. Mes tyre, dy të rinj u vranë në qytetin perëndimor Lordegan, tre në Azna dhe një në Kouhdasht. Vdekjet e tjera janë raportuar në Fuladshahr dhe Marvdasht, por burimet zyrtare nuk specifikuan nëse viktimat ishin demonstrues apo pjesëtarë të forcave të sigurisë. BBC nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur këto informacione.

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar se do të dëgjojë kërkesat legjitime të protestuesve, ndërsa Prokurori i Përgjithshëm Mohammad Movahedi-Azad paralajmëroi se çdo përpjekje për të krijuar paqëndrueshmëri do të marrë një përgjigje vendimtare.

Ambasadori i Iranit në OKB, Amir-Saeid Iravani, ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së të dënojë deklaratën e Trumpit, duke theksuar se SHBA-të mbajnë përgjegjësi për çdo pasojë që mund të lindë nga kërcënimet e paligjshme dhe përshkallëzimi i mundshëm i situatës.

Etiketa: IraniteheraniTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Trump konfirmon telefonatën e tensionuar me Netanyahun: Isha i shqetësuar nga lufta e tij me Libanin

16:58 : 03/06/2026
BOTA

Zyrtari britanik: Ribashkimi me BE-në është i pashmangshëm

16:17 : 03/06/2026
BOTA

Telefonata e tensionuar Trump-Netanyahu, anulohet në momentin e fundit sulmi në Bejrut

17:48 : 02/06/2026
BOTA

Zelensky kërkon raketat Patriot nga SHBA pas sulmeve masive ruse

16:07 : 02/06/2026
BOTA

“Të mos isha unë, do kalbeshe në burg”, detaje nga biseda telefonike e tensionuar mes Trump dhe Netanyahut

11:57 : 02/06/2026
BOTA

Irani ekzekuton dy persona të tjerë për protestat antiqeveritare të janarit

09:45 : 01/06/2026
Para

Dy banesa shkrumbohen nga flakët në Elbasan

TË GJITHA

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom