Një 35 vjeçar me dy identitete, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, është arrestuar nga Policia në Mirditë me qëllim ekstradimi.
Bëhet fjalë për shtetasin M. Zh. alias M. T., ndaj të cilit gjykata e Milanos kishte caktuar masën arrest me burg për armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe shkatërrim të pronës, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
“Shtetasi M. Zh. alias M. T. akuzohet se gjatë vitit 2023, ka kryer 71 vjedhje/tentativa për vjedhje, në banesa në 4 rajone të Italisë, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Për secilin rast, 2-4 pjesëtarë të grupit akuzohen se janë armatosur, kanë kryer krimet kundër pronës dhe më pas janë larguar me automjet”,- bën me dije Policia.
Ndërkohë ka nisur procedimi penal edhe për G. N., 37 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpuntor me 35 vjeçarin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.














