Prej tre ditësh, qyteti i Vlorës vijon të jetë pa ujë si pasojë e një defekti të shkaktuar në linjën kryesore të transmetimit të ujit.
Situata më problematike raportohet të jetë në spitalin e qytetit, ku thuhet se pacientët po furnizohen me ujë nga autobotet e zjarrfikësve.
Sipas informacioneve, një ndërhyrje e kryer dy ditë më parë për të rregulluar një problem të vogël teknik ka përfunduar në një avari edhe më të rëndë, pasi tubacioni ka shpërthyer gjatë punimeve, duke e nxjerrë totalisht jashtë funksionit sistemin e furnizimit.
Nuk dihet ende se sa mund të zgjasë kjo situatë, ndërkohë sipas raportimeve në media qyteti mund të mbetet pa ujë edhe për disa ditë të tjera.













