• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga oborri i shkollës në kronikë të zezë / Si po dështojnë institucionet përballë dhunës mes të miturve

21:29 : 26/12/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Për fëmijët dhe adoleshentët, shkolla supozohet të jetë vendi më i sigurt pas shtëpisë. Ata kalojnë aty pjesën më të madhe të ditës, edukohen dhe socializohen. Por sot, për shumë nxënës në Shqipëri, këto mure janë kthyer në skena frike. Nga bullizmi psikologjik te goditjet fizike, nga videot poshtëruese në rrjetet sociale e deri te përdorimi i armëve të ftohta. Sherre që nisin në oborrin e shkollës dhe vazhdojnë jashtë portës, duke përfunduar në plagosje e, fatkeqësisht, edhe në humbje jete.

Çfarë po ndodh me fëmijët tanë? Cili është shkaku i kësaj dhune të paprecedentë, e cila sa vjen dhe shtohet?

“Piranjat”, me gazetaren Avi Mema, sjellin një investigim të detajuar mbi dhunën mes të miturve dhe adoleshentëve në shkolla, si dhe mbi nivelin real të sigurisë në këto ambiente. Së bashku me ekspertë të arsimit, sigurisë, ligjit dhe sociologë, është ndërtuar një pasqyrë e qartë e asaj që po ndodh në Shqipëri, duke analizuar shkaqet që çojnë në ngjarje të tilla dhe duke e kthyer dhunën në shkolla në një nga fenomenet më shqetësuese për sigurinë e fëmijëve në vend.

Vetëm gjatë vitit 2024, në shkollat shqiptare janë raportuar qindra raste konfliktesh mes nxënësve, ku dhjetëra prej tyre kanë përfunduar me dëmtime fizike. Statistikat flasin për një situatë thuajse jashtë kontrollit. Mbi 20 raste plagosjeje të qëllimshme nga të mitur janë regjistruar vetëm në dy vitet e fundit. Bilanci u bë tragjik kur një 14-vjeçar humbi jetën nga dora e një bashkëmoshatari, pranë shkollës “Fan Noli” në mes të kryeqytetit. Në harkun kohor të një viti, historia u përsërit. Në fund të nëntorit, një tjetër i mitur u qëllua me thikë, duke ndërruar jetë pak ditë më vonë. Ngjarje që dikur i quanim të izoluara, sot po përsëriten me një frekuencë shqetësuese, ndërkohë që institucionet, shkollat dhe ligji po mbërrijnë gjithmonë pas tragjedisë. E ndërsa prindërit i përcjellin fëmijët çdo mëngjes në shkollë, një pyetje mbetet pezull:

A janë sot shkollat shqiptare vërtet të sigurta?

Lexo edhe:

Rast i artë për kuqezinjtë, Mehmeti gabon i vetëm para portës

Formacioni/ Ja si luan sot Kombëtarja, Maran debuton në miqësoren ndaj Izraelit

Funksioni edukues i shkollës është zbehur. Dhe kjo jo për shkak të mungesës së strukturave, por për shkak të mosfunksionimit të çdo hallke që duhet ta mbajë atë në këmbë. Për shumë prindër, shkolla është kthyer thjesht në një vend ku çdo ditë “dorëzohen” fëmijët – një hapësirë ku çohen në mëngjes dhe merren pasdite, pa ditur realisht se çfarë ndodh brenda.

Por cilat janë shkaqet që e kanë çuar shoqërinë tonë drejt shtimit të dhunës? Për të kuptuar pse këto raste po përsëriten, nuk mjafton të ndalemi vetëm te pasojat. Sipas ekspertëve, mungesa e disiplinës në shkollë vjen si rezultat i mungesës së autoritetit nga ana e institucioneve arsimore. Por nuk mund të lihet mënjanë as institucioni më i rëndësishëm i shoqërisë: familja. Një nga problemet më shqetësuese nuk është vetëm dhuna në vetvete, por mënyra se si shoqëria po mësohet me të. Raste që dikur do të shkaktonin reagim të fortë publik, sot kalohen si lajme të radhës, duke u kthyer në një normalitet të rrezikshëm.

Por a jemi ne, si shoqëri, të vetëdijshëm për pasojat që sjell mosreagimi dhe normalizimi i këtyre situatave?

Vetëm pak ditë më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi një raport të zgjeruar mbi funksionimin e sistemit të sigurisë në shkollat publike. Auditimi, i kryer në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, institucionet vartëse dhe strukturat e Policisë së Shtetit, ngre alarmin për dhunë fizike dhe verbale dhe vë në pikëpyetje efektivitetin e rolit të oficerit të sigurisë në shkolla.

Raporti zbulon se për periudhën 2021–2024, forma më e përhapur e problematikave në shkolla ka qenë dhuna fizike, me 892 raste të referuara. Pas saj renditet dhuna psikologjike dhe verbale, me 333 raste, ndërsa bullizmi është evidentuar në 186 raste. Kërcënimet, shantazhet dhe përndjekjet rezultojnë në 178 raste, ndërsa përdorimi i drogës, cigareve apo alkoolit në 133 raste.

Këto nuk janë thjesht shifra, por një kambanë alarmi e ngritur nga institucioni më i lartë auditues në vend. Për një vend të vogël si Shqipëria, ky raport do të duhej të ishte një thirrje SOS. Ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese është fakti se raste të tilla shpeshherë nuk publikohen nga institucionet përgjegjëse për sigurinë e fëmijëve, madje në disa raste ka përpjekje për t’i fshehur ato. Raporti evidenton gjithashtu se oficerët e sigurisë shpesh punojnë pa dokumentacionin minimal dhe se kontrollet fizike apo të ambienteve nuk realizohen, megjithëse parashikohen në udhëzime. Në mungesë të këtyre standardeve, rreziku që incidentet të mos referohen ose të trajtohen në mënyrë jo profesionale mbetet real, duke sjellë pasoja të drejtpërdrejta për sigurinë e nxënësve.

Në çdo rast dhune pranë një shkolle, reagimi i parë që pritet është ai i policisë. Minutat e para janë vendimtare për të ndalur përshkallëzimin e konfliktit dhe për të parandaluar pasojat fatale. Por në shumë raste të viteve të fundit në Shqipëri, dhuna jo vetëm që nuk ndalet në kohë, por ndërhyrja ose vonon, ose mungon plotësisht.

Ky boshllëk mes sinjalit të parë dhe reagimit institucional është ajo që, sipas ekspertëve, lejon dhunën të shpërthejë.

Pas ngjarjeve të rënda, institucionet shpesh bëjnë “ping-pong” me përgjegjësitë, sidomos kur konfliktet ndodhin disa metra jashtë territorit të shkollës. Kur dhuna përfundon në pasoja fatale, nuk kemi të bëjmë vetëm me një dështim social dhe arsimor, por edhe me një problem ligjor.

Ndërhyrja ligjore shpesh vjen vetëm pasi ndodh tragjedia, ndërsa mekanizmat parandalues dhe monitorimi i të miturve problematikë mbeten të paqartë. Legjislacioni shqiptar, për shkak të moshës së autorëve, shfaq një natyrë lehtësuese, duke ngritur debate mbi efektivitetin e tij. Siguria e nxënësve nuk është vetëm detyrë e policisë apo e gjykatave. Ajo fillon në shkollë. Dhe këto raste tregojnë qartë dështimin e institucioneve për të garantuar jetën dhe sigurinë e të miturve.

Siguria nuk mund të mbetet vetëm në dokumente dhe rregullore formale. Ajo kërkon bashkërendim mes institucioneve, monitorim të vazhdueshëm, trajnim të stafit arsimor dhe mekanizma ligjorë që reagojnë përpara se dhuna të shpërthejë./Piranjat/

Etiketa: dhuneshkollaShqiperiate miturit

Lajme të lidhura

SPORT

Rast i artë për kuqezinjtë, Mehmeti gabon i vetëm para portës

20:32 : 03/06/2026
SPORT

Formacioni/ Ja si luan sot Kombëtarja, Maran debuton në miqësoren ndaj Izraelit

11:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Investigimi i mediave belge: Shqipëria, parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien

10:47 : 03/06/2026
AKTUALITET

Tragjedia në Mengël ngre alarmin, a janë të sigurt fëmijët pranë shkollave në akset kombëtare?

21:04 : 01/06/2026
AKTUALITET

“Të **** racën”/ Video shokuese në Tiranë, i riu dhunon një vajzë

18:02 : 01/06/2026
AKTUALITET

Dhunoi protestuesit në Zvërnec, “arrest me burg” për Gerald Bibën të Major Security

16:09 : 01/06/2026
Para

Pollo: Shqipërinë nuk e shpëton as SPAK-u dhe as ndërkombëtarët, duhet ndryshim politik

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom