Një incident i rrezikshëm është regjistruar mbrëmjen e sotme gjatë protestës së opozitës përpara Kryeministria, ku një mjet shpërthyes artizanal, i dyshuar si molotov, ka shpërthyer pranë këmbëve të një protestuesi.
Në foto duket se protestuesi është afruar për të larguar molotovin e hedhur pranë gardhit metalik të vendosur nga policia.
Në atë moment, lënda plasëse ka shpërthyer për disa sekonda, duke e përfshirë atë nga flakët.
Personi ka reaguar menjëherë duke u larguar me vrap nga zona, ndërsa në pamje shihet se ka marrë flakë edhe në pjesën e sipërme të trupit dhe në kokë.














