Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti në fjalën e saj nga podiumi i protestës, deklaroi se qytetarët shqiptarë po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike, ndërsa, sipas saj, zyrtarë të lartë të qeverisë janë përfshirë në afera korruptive..
Hoti akuzoi qeverinë e drejtuar nga Edi Rama se e ka kthyer Shqipërinë në pronë personale dhe se, sipas saj, pushteti është bashkuar me krimin.
“Të flasësh për narkoregjimin nuk është e lehtë. Belinda Balluku ka shtëpi për të mbajtur çelësat e 300 apartamenteve për të hapur dyertë e tyre, duke vjedhur taksat e qytetarëve shqiptarë, kurse qytetarët nuk kanë bukë të hanë.
Ose shishet e verës së Ergys Agasit dhe kur krimi bashkohet me shtetin, gjithçka ka marrë fund. Sa shishe pinte kryeministri Rama me 200 mijë euro, ndërkohë që Onkologjiku ishte pa ilaçe.
Nuk do pranojmë që kjo bandë hajdutët të na vjedhë çdo ditë e të shkatërrojë Shqipërinë. Çfarë zhvillimi është ky kur pushteti bashkohet me krimi. Kur të vjedh ai që duhet të na ruaj, ku duhet të ankohemi.
Sot nuk kemi qeveri, sepse në krye të saj qëndron një kryeministër që është kreu i krimit dhe nuk mendon për Shqipërinë. Shqipëria nuk është pronë e tyre, nuk është plaçkë, por e qytetarëve. Alternativë është t’i rrëzojmë një orë e më parë”, deklaroi Hoti.














