• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama lexon sipas interesit raportin e KE-së, për të mbrojtur Ballukun: Shqipëria me rekord negativ në paraburgime

13:00 : 21/12/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Gjatë episodit të kësaj të diele të podcast-it “Flasim”, Kryeministri Edi Rama, pasi bëri të qartë se PS nuk do ta aprovojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut. Për të mbrojtur krahun e tij të djathë dhe për të treguar që SPAK e ka gabim, Rama lexoi një raport të Komisioni Europian sa i përket ushtrimit të pushtetit të drejtësisë në Shqipëri.

Në raportin shumëfaqësh, ku KE rendit disa probleme të shtetit shqiptar, kryeministri tregoi edhe një herë se, kur vjen puna te manipulimi, nuk ka raport që i hyn në sy. Ai u shpreh se KE thekson se numri i lartë i paraburgimeve krijon një rekord negativ absolut, në krahasim me vendet e tjera të Rajonit.

Ndërkohë, për faqet e tjera duket se kryeministrit nuk i ka premtuar koha t’i lexojë, por për rikujtesë, në raport theksohet se Shqipëria përballet me problematika serioze që lidhen me zgjedhjet e 11 majit, emigrimin masiv, polarizimin politik, informalitetin në tregun e punës dhe sfidat sociale, të cilat, sipas Komisionit Europian, mbeten të pazgjidhura dhe kërkojnë reforma më të thella e gjithëpërfshirëse.

“Siç e kam përmendur disa ditë më parë kemi nisur analizën e thelluar të shenjave shqetësuese të brutalitetit në ushtrimin e pushtetit gjyqësor, pas dy kulminacioneve shumë të forta: Pezullimi antidemokratik i një anëtari qeverie nga një prokuror e gjykatës me një vendim të shkallës së parë dhe tentativa e magjistratëve, gjykatës dhe prokurorë bashkë të Shqipërisë për të rritur vetë pagat e tyre, duke shqyer arkën e shtetit. Vetë Ali dhe vetë Kadi.

Mes të tjerash këto dite, kam rilexuar një raport të para disa kohësh, shkruar nga ekspertë të Këshillit të Evropës mbi përdorimin brutal dhe masiv të paraburgimit në Shqipëri – një rekord negativ absolut i drejtësisë shqiptare, e cila e ka vendosur Shqipërinë në pozicionin më të keq në Europë, por jo thjeshtë në fund, por me dallim të frikshëm nga rajoni dhe nga pjesa tjetër e Europës, po se po.

Lexo edhe:

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

Rama shpik komplotin e radhës: Pas protestës së Zvërnecit fshihen iranianët

Më lini të ndaj me ju disa pika kyçe të këtij raporti:

Së pari: Përdorim i tepruar dhe kohëzgjatje e pajustifikuar e paraburgimit

Shqipëria mban një nivel jashtëzakonisht të lartë të personave në paraburgim, me shifra që janë dukshëm shumë larg praktikave të vendeve të BE-së. Gjykatat e zgjasin rëndom masën e paraburgimit, pa asnjë arsyetim të individualizuar dhe pa treguar se vazhdimi i kësaj mase mbetet në mënyrë strikte i domosdoshëm dhe proporcional.

Së dyti: Cilësia e arsyetimit gjyqësor dhe kontrollit le shumë për të dëshiruar

Vendimet për paraburgim shpesh bazohen në nocione të paqarta ligjore (“arsye të rëndësishme”, “rrezik i veçantë”) dhe gjykatat kanë tendencën të përdorin formula standarde, pa bërë një vlerësim të mirëfilltë të çështjes. Raporti thekson kulturën e mangët të arsyetimit të thelluar.

Së treti: Mungesë dhe zbatim i paqëndrueshëm i masave alternative ndaj paraburgimit

Gjykatësit kanë tendencën ta trajtojnë paraburgimin si opsionin e parë, atë të shumëdëshiruarin dhe jo si mjetin e fundit, duke i shpërfillur rëndom masat e tjera dhe shtoj, duke i mbushur burgjet me më shumë persona të padënuar se sa të dënuar, çka e bën Shqipërinë, një vend krejtësisht origjinal në brutalitetin e vet.

Së katërti: Mosgarantimi i të drejtës së mbrojtjes

Korniza aktuale ende nuk garanton plotësisht aksesin efektiv te avokatit që në fazat më të hershme të procedimit. Disponimi i materialeve të çështjes mund të vonohet, dhe mungon regjistrimi sistematik audio/video i marrjes në pyetje. Gjithë këto para, gjithë këto fonde të dhëna në mbështetje të reformës në drejtësi dhe të institucioneve të drejtësisë dhe sot e gjithë ditën merren në pyetje njerëzit pa video, pa audio. Pikëpyetje shumë e madhe kjo. Dhe kjo – thotë raporti – e dobëson aftësinë e mbrojtjes për të sfiduar ligjshmërinë e paraburgimit dhe përmbajtjen e akuzës.

E së fundi – nga pikat që unë kam nxjerrë, raporti është rrëqethës, po të kesh parasysh që është shkruar edhe me gjuhën shumë diplomatike të Këshillit të Europës – Dimensioni strukturor dhe kulturor

Edhe pse korniza ligjore shqiptare është në përputhje të përgjithshme, përgjithësisht me standardet evropiane në letër, vazhdojnë të jenë të pranishme prirjet për të supozuar nevojën për paraburgim, në vend të supozimit në favor të lirisë, dhe mungon praktika e zbatimit të masave proporcionale dhe të arsyetuara në mënyrë individuale. Kërkohet një ndryshim strategjik – përfshirë përcaktime më të qarta ligjore, kontroll më i fortë nga gjykatat e apelit dhe një sistem funksional i masave alternative.

Kalojmë tek shënimi tjetër. Do të kemi shumë kohë përpara për të folur për të gjitha këto”, tha Rama.

 

Etiketa: belinda ballukuEdi RamaKE

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

13:10 : 05/06/2026
AKTUALITET

Rama shpik komplotin e radhës: Pas protestës së Zvërnecit fshihen iranianët

12:28 : 05/06/2026
AKTUALITET

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026
AKTUALITET

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026
AKTUALITET

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026
AKTUALITET

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026
Para

Bardhi: Rama po pengon kërkesën e SPAK për Ballukun, po përpiqet të blejë kohë

TË GJITHA

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

13:36 : 05/06/2026

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

13:26 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom