• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Marrëveshja e 17 majit/ Edi Rama zbulon bisedat me Lulzim Bashën

22:23 : 18/12/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Edi Rama ka zbuluar këtë të enjte, çfarë ka ndodhur mes tij dhe Lulzim Bashës, ish-kreut të Partisë Demokratike në atë që njihet si marrëveshja e 17 majit.

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Rama tha se ka biseduar me Bashën vetëm për vetëm, në një prej sallave të Kuvendit.

Sipas tij, Basha mori çdo gjë që kërkoi dhe pati bekimin e Sali Berishës.

Pjesë nga intervista

Blendi Fevziu: Ka mbetur mister dhe nuk ju kam pyetur asnjëherë një takim i famshëm i 17 majit 2017 me Lulzim Bashën. Në këto 35 vjet është një nga marrëveshjet e mëdha që ti ke bërë sepse Nano-Berisha kanë bërë marrëveshje.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

Edi Rama: E bekuar nga ai tjetri 100%.

Blendi Fevziu: Të më tregosh ndonjë detaj, çfarë ka ndodhur?

Edi Rama: Unë nuk mundet dot të mos e them atë që Luli i shkretë nuk e thotë dot më. Unë e them, për Lulin jo për vete. Çfarë do të dish ti?

Blendi Fevziu: Sot pas kaq vitesh si ndodhi që u futën dy njerëz, bënë një marrëveshje, të gjitha i ndanë dhe u zgjidh. Ndërkohë kishte një mosmarrëveshje me vite që shkonte?

Edi Rama: Vjen Hoyt [Brian Yee] tek unë, flet për rajonin, flet për Kosovën, për Malin e Zi dhe unë thashë çfarë muhabeti është ky. Një nga një të tëra, rajoni. Mbyllet rajoni dhe thotë sa i përket këtu thotë, s’kemi çfarë themi, ti i bëre të gjitha, fatkeqësi e madhe për PD-në, por zgjedhja e tyre. Tani thotë ne po ikim se do shkoj të takoj Lulzim Bashën. Për çfarë do e takosh i them unë? Do e takoj më tha, t’i japim një mundësi të fundit. Ok. Shkon dhe pastaj doli ajo që i dhamë një plan me pesë pika. Se s’po të them shumë detaje të tjera se do zgjatem. Si përfundim, i them unë mbrapa, tani çfarë kjo tani, çfarë plani? Plani me pika pa pika. Po sikur të fillojë historia nga e para ose nga ana tjetër. Ti e ke bërë tënden, s’ke punë fare. Amerikan me një fjalë, shkurt muhabeti. Ne kishim një takim në Elbasan me gratë. Ndërkohë që Luli mblodhi gjithë partitë në sallën e Kuvendit. Nisem për Elbasan dhe rrugës marr Gramoz Ruçin. Gramoz i thashë, unë do i shkoj atje atij. Do i shkoj atje në takim. Leje tani tha çfarë do i shkosh në takim atij. Do i shkoj në takim i thashë, më thuaj çfarë meraqesh ke. Unë u nisa për Elbasan se e ke Taulantin gjallë se i thashë ma jep mua fjalën se do iki. Ku do shkosh? Do shkoj te Luli i thashë. Më thotë Gramozi. Ke ndonjë merak ti i thashë unë. Çfarë mendon në rast se unë arrij ta ul atë. Tha, dy gjëra kam merak unë, data lëviz, kryeministri s’lëviz. Çdo gjë tjetër lëviz. Ok them unë, jemi në një mendje. Kthehem dhe shkoj atje. Aty ishin të gjithë këta. Brenda ishin të gjithë këta karavidhet dhe filluan muhabetet e tyre. U thashë unë nuk kam punë me ju, kam ardhur për këtë. S’kam lidhje me ju fare, çfarë më thoni mua.

Blendi Fevziu: Si e more më vete?

Edi Rama: Unë kam ardhur për ty i thosha unë. Ai siç e ka atë stilin. Shihte të tjerët. Në një moment të caktuar i them do çohesh ti të vish me mua. Si me fol bashkë. Këta të tjerë, kush nuk e di. Fatmir Mediu më duket, nuk lëviz ky pa ne tha. Pse i thashë unë, çfarë ju ka ky juve. Hajde i thashë se po të pres te salla tjetër. Hajde i thashë, më mirë hajde ti te unë se sa të vijë raketa ty i thashë. Raketa kisha parasysh goditjen që do ndodhte. Unë fola për një raketë që e dija, jo për raketa që do shkonin te Mali me Gropa. Dhe erdhi. Ça do tha? Ulu. U futëm, është një sallë e madhe aty ku bëhen mbledhje. U ulëm edhe folëm gjerë e gjatë. Fol e fol e fol. Në fund u morëm vesh. Patëm një diskutim në fund kush do flasë i pari. Fol ti i thashë, s’dua të flas fare. Kishte merak mos qesh ti kur të flas unë. Jo mo unë nuk qesh fare. Mos qesh ti kur flas unë tha se ti e ke këtë zakonin që kur flas unë do të tallesh me çdo gjë, kjo është gjë serioze.

Blendi Fevziu: Ti paska dorëzuar zgjedhjet që në atë moment. Kur të thotë kryetari i opozitës mos qesh kur flas unë.

Edi Rama: Mos ta bëjmë kështu. Ishte miqësore.

Blendi Fevziu: Ishte i kuptueshëm në marrëveshje?

Edi Rama: Ishte e thjeshtë fare, mori çdo gjë që kërkoi.

Blendi Fevziu: Çfarë bekimi mori atëherë se më the u bë me bekimin e Berishës? A ishit vetëm ju të dy tek për tek?

Edi Rama: Po vetëm ne të dy, por unë u informova ndërkohë. Më informoi ai se u takuam prapë të nesërmen. Ishte tha një gjysh i lumtur.

Blendi Fevziu: Ty t’i mori në tavolinë pa biseduar me njeri?

Edi Rama: Aty jo. Hiri i të vërtetës e do që aty ai… I thashë, do marrësh të pyesësh. Merr pyet i thashë se unë e mora Gramozin para. Pyet edhe ti se mos ke ndonjë njeri me pyet. Kë të pyes tha. Unë i thashë një të urtë, ti e ke të urtin tënd. Më zhgënjen tha, ku e pyes atë unë. Ai më tha, do japë bekimin. Edhe e dha bekimin.

Etiketa: Edi RamaLulzim Bashamarrveshja e 17 majit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
Para

Kërcënime dhe tendera/ Si po e zgjeron SPAK hetimin për Belinda Ballukun

TË GJITHA

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom