Detaje të reja janë zbuluar nga seanca me dyer të mbyllura, në Apelin e GJKKO-së, për zv.kryeministren, Belinda Balluku, dhe dy vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, të cilët kanë kërkuar heqjen e masave të sigurisë të vendosura ndaj tyre.
Burime për mediat bëjnë me dije se, prokurorët se SPAK kanë kërkuar lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë përfshirë edhe pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut me arsyetimin se Kushtetuesja ka pezulluar vetëm efektet jo masën në vetvete.
Po të njëjtat burime konfirmojnë se prokurorët Dritan Prençi dhe Dorina Bejko kaë paraqitur prova të reja, përfshirë ato dërguar Kuvendit që rëndojnë pozitat e numrit dy të qeverisë Rama.
Nga ana tjetër avokatët e Ballukut kanë kërkuar pushimit e gjykimit sa i takon masës së pezullimit me argumentin se për të është shprehur Gjykata Kushtetuese.
Seanca ka nisur prej mëngjesit të sotëm, dhe pak më parë trupa gjykuese është tërhequr për vendim.
Numri dy i qeverisë Rama është marrë e pandehur nga SPAK, nën akuzën e shkeljes së barazisë në tenderë, lidhur me procedurën e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, një projekt me vlerë rreth 210 milionë euro, si edhe për 7 lotet e Unazës së Madhe të Tiranës, për të cilat janë prokuruar rreth 450 milionë euro.














