Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për mediat në selinë blu pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar dhe takimit me sekretarët e degëve të PD-së.
Berisha u shpreh se brenda Partisë Demokratike po vërehet, sipas tij, një zhvillim dhe ndërgjegjësim i rëndësishëm politik, duke e cilësuar situatën si pozitive për opozitën.
Ai deklaroi se, pavarësisht gjendjes që sipas tij po kalon qeveria, kryeministri Edi Rama duhet të largohet nga pushteti përmes reagimit të qytetarëve.
I pyetur nga gazetarët nëse do të përjashtohet nga Partia Demokratike ish-deputeti Ervin Salianji, ai tha se “nuk kam thënë që s’ka vetëpërjashtime, duke nënkuptuar se ish-deputeti po vetëpërjashtohet nga PD
Pyetje: A do përjashtohet Salianji?
Sali Berisha: Asgjë nuk lëviz atje.
Pyetje: A do përjashtohet?
Sali Berisha: Qëndrimi, edhe njëherë, qëndrimi absolut i kësaj force politike është, vija absolute e kuqe është, janë bandat dhe krimi.
Pyetje: Përjashtohet kush shkel vijën e kuqe?
Sali Berisha: Shih statutin.
Pyetje: Pra mund të përjashtohet? Ju keni thënë në fillim të foltores që nuk do ketë përjashtime. Kur erdhët në krye të PD thatë që s’do ketë përjashtime.
Sali Berisha: Jo jo, nuk kam thënë që s’ka vetëpërjashtime.
Pyetje: Protesta do të jenë të qëndrueshe?
Sali Berisha: Protestat, absolutisht vetëm protesta. Revoltë jo protesta.
Pyetje: Do të qëndroni në shesh apo …
Sali Berisha: Ato do ti mësoni që të gjitha. Do ti mësoni se janë sekrete të organizatorëve














